-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Regjimi i Asadit sulm në Homs, disa të vdekur

Më të lexuarat

Sipas raportimeve të gazetarëve të AA-së në Homs, forcat e regjimit të Asadit kanë organizuar sulme artilerike në qarkun Telbise e cila gjendet në pjesën veriore rurale të qytetit Homs

HOMS/ANKARA (AA) – Në sulmin e regjimit të Bashar al-Asadit në qarkun e rrethuar Telbise të qytetit Homs, e cila bën pjesë në “zonat jokonfliktuale” në Siri, humbën jetën një punonjës i shëndetësisë, si dhe dy civilë tjerë, ndërsa u plagosën më shumë se 10 civilë mes të cilëve edhe fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të gazetarëve të AA-së në Homs, forcat e regjimit të Asadit kanë organizuar sulme artilerike në qarkun Telbise e cila gjendet në pjesën veriore rurale të qytetit Homs.

Sipas deklaratës së publikuar në rrjetet sociale të spitalit fushor në Telbise, e cila gjendet nën kontrollin e opozitarëve, në sulmin artilerik të regjimit ndaj qarkut kanë humbur jetën një punonjës i shëndetësisë dhe dy civilë.

Në deklaratën gjithashtu bëhet e ditur se gjatë sulmit janë plagosur edhe 10 civilë mes të cilëve edhe fëmijë.

Disa rajone në veri të qytetit Homs të cilat janë nën rrethimin ushtarak të regjimit kanë qenë shënjestër e sulmeve ajrore dhe tokësore të forcave të regjimit, ku kanë humbur jetën të paktën 2 persona, ndërsa 13 të tjerë janeë plagosur, mes të cilëve edhe fëmijë.

Mësohet se nga sulmet e fundit të regjimit, vendbanimet në këtë rajon kanë pësuar dëme të mëdha.

Qarqet Telbise dhe Hola në veri të qytetit Homs, të cilat gjenden nën kontrollën e opozitarëve ushtarakë, rreth 5 vite gjenden në rrethimin ushtarak të regjimit.

Këto qarqe ndodhen në “zonat jokonfliktuale” të caktuara nga Turqia, Rusia dhe Irani në Mbledhjen e Astana-s më 4-5 maj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit