Autoritetet amerikane nga 1 korriku i këtij viti do të zbatojnë sanksionet që përfshijnë ndalimin e furnizimit me metale të çmuara të kompanive private dhe shtetërore të Iranit, njoftoi Zv. Ministri i Financave i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e luftës kundër terrorizmit dhe Zbulimit financiar, David Coen.
Uashingtoni më parë i pati bërë thirrje Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të ndërprisnin furnizimin e Iranit me ar. Këto vende janë furnizuesit kryesorë të arit në rajon.