-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kastriot Rexhepi: Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal

Më të lexuarat

Sonte në disa media është shkruar se sikur në një mbledhje të Lëvizjes Besa dega Çair të ketë patur zënga mes grupit të Kastriot Rexhepit dhe Bekim Sali-ut, si dhe personi H.A të ketë hyrë dhunshëm në mbledhje dhe ka prishur mbledhjen. Në lidhje mbi rastin, flet ekskluzivisht z.Rexhepi për Zhurnal.

Në pyetjen telefonike nga Zhurnal për të konfirmuar rastin në fjalë, si dhe çfarë po ndodh në Lëvizjen Besa dega Çair, z.Rexhepi kategorikisht demanton lajmin si shpifje dhe tekst i porositur në prag të zgjedhjeve lokale. Dhe se Lëvizja Besa nuk ka patur asnjë mbledhje sonte në Çair.

“T’ju them të drejtën, unë për këtë lajm të liferuar në disa media e morra vesh nga disa telefonata nga miqt e mi të afertë.

Pra spari dua t’u njoftoj se dega e Lëvizjes Besa në Çair, nuk ka patur kurfarë mbledhje. Dhe se lajmi është vetëm një shpifje e kulluar nga disa media të afërta me BDI-në për të dëmtuar imazhin tim personal në prag të zgjedhjeve lokale.”, shprehet Kastriot Rexhepi për Zhurnal.mk.

Ndryshe z.Rexhepi është më i përfolur për kandidaturën e të parit në komunën e Çairit nga ana e Lëvizjes Besa.

Rexhepi është anëtar i kryesisë qendror si dhe sekretar i Sekretariatit për menaxhimin e Departamenteve apo ndryshe i njohur si qeveria nën hije që ka formuar Lëvizja Besa.

Rexhepi duke hyrë në politikë për herë të parë dhe duke pasur parasysh se kohë të gjatë ka punuar në sektorin civil e bën atë favorit dhe të pranueshëm edhe për votuesit e partive të tjera politike si dhe të intelektualëve të cilët nuk identifikohen me parti politike.

Poashtu, Rexhepi ka dëshmuar se ka një elokuencë të jashtëzakonshme nga paraqitjet e tij publike nëpër debate.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit