-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Zbardhen detajet se si lushnjari i dehur masakroi për vdekje gruan e tij 

Më të lexuarat

Policia ka zbardhur detaje rreth krimit të rëndë që tronditi një ditë më parë qytetin e Lushnjës. Bëhet e ditur se shkak për masakrimin deri në vdekje të 51-vjeçares Natasha Kazanxhi është bërë xhelozia dhe konfliktet e vazhdueshme.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Plug të Lushnjës, ku Tajar Kazanxhi 55 vjeç goditi me sqepar bashkëshorten e tij, Natasha Kazanxhi 51 vjeç, në banesën e vajzës së saj, ku kishte shkuar pas konflikteve të vazhdueshme që kishin së bashku.
Natasha ishte bashkëshortja e dytë e 55-vjeçarit dhe kishin rreth një vit që ishin martuar. Ata jetonin në shtëpinë e 55-vjeçarit në fshatin Plug ndërsa Natasha kishte dhe dy fëmijë nga martesat e mëparshme të cilët jetojnë jashtë shtetit, shkruan “BalkanWeb”.
Konfliktet mes bashkëshortëve kanë nisur prej kohësh pasi 55-vjeçari kishte kaluar banesën në emër të gruas së tij. Ndërkohë situata ishte rënduar kohët e fundit pasi gruaja i kërkonte atij të largohej nga banesa.
Konfliktet e tyre ishin të vazhdueshme deri edhe disa orë para krimit kur pas debateve Natasha u largua për në banesën e vajzës së saj. Por i irrituar 55-vjeçari e ndoqi atë nga pas dhe e qëlloi me sqepar duke e lënë të vdekur.
Ndonëse 51-vjeçarja u dërgua në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore ndërroi jetë rreth orës 20:30 të mbrëmjes për shkak të plagëve të marra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit