14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Allahu më nderoi që i pari të agjërojë dhe të falem në Kozmos

Më të lexuarat

Kiblën e kam gjetur shumë thjeshtë, JAM DREJTUAR KAH TOKA DHE AJO KA QENË KIBLEJA IME”

Sheikh Muzafer Shukor, astronaut nga Malezija: “Derisa kam agjëruar dhe falur në Kozmos kam përjetuar momentin më magjik në jetën time”

Pas disa tentimeve të pasuksesshme, nga shkaku se Sheik Muzafer ishte tepër i zënë, këto ditë mezi ja arritëm të intervistojmë atë. Në bisedën ekskluzive për magazinën tonë, Sheik Muzafer tregon sesi ka agjëruar në kozmos, respektivisht në cilën mënyrë arriti ti kryejë obligimet fetare duke u rrotulluar rreth Tokës.

Intervistoi: Ez’her Beganoviç

Hulumtimet dhe udhëtimet (fluturimet) në gjithësi (Kozmos), janë ëndërr e çdo njeriu. Pas vitit 1961 kur astronauti rus Jurij Gagarin realizoi udhëtimin e tij historik në Kozmos, dëshira e njerëzve për të ditur më tepër rreth kozmosit është e pa përshkruar.

Deri më sot në kozmos kanë udhëtuar astronautë nga 39 vende të ndryshme. Në të gjitha këto misione bëjnë pjesë edhe 9 astronautë Muslimanë.

Nga muslimanët e fundit i cili pati nderin të udhëtojë në Kozmos është astronauti nga Malezija Sheih Muzafer Shukor. Sheih Muzafer është muslimani i parë i cili i kaloi ditët e Ramazanit në Kozmos.

Ka qenë anëtarë i fluturimeve Internacionale ruse Soyuz TMA-11 e cila ka fluturuar në Kozmos me 10 Tetor 2007 nga baza Bajkonur në Kazahstan.

Sheik Muzafer dhe ekspeditat e tij janë zhvilluar në stacionin Kozmik Internacional (ISS) deri 21 Tetor 2007. Pas disa tentimeve të pasuksesshme, nga shkaku se Sheik Muzafer ishte tepër i zëntë, këto ditë mezi ja arritëm të intervistojmë atë. Në bisedën ekskluzive për magazinën tonë, Sheik Muzafer tregon si ka agjëruar në gjithësi (kozmos), respektivisht në cilën mënyrë arriti ti kryejë obligimet fetare duke u rrotulluar rreth Tokës.

Sheik Muzafer Shukor el-Masri bin Sheik Mustafa është i lindur me 27 Korrik 1972 në Kuala Lumpur. Me profesion është kirurg i ortopedisë.

Intervistuesi : Doktor i nderuar Muzafer, Ju jeni muslimani i nëntë që keni pasur nderin të udhëtoni në Kozmos. Megjithatë, jeni muslimani i parë i cili e shijoi ëmbëlsinë e agjërimit në Kozmos. Edhe pse jeni nderuar të udhëtoni në Kozmos, përjetuat atë që Allahu xheleshanehu, të ju ftojë (nderojë) të jeni robi i Tij i parë i cili i bëri ibadet në atë mënyrë të veçantë. A mundeni të na tregoni diçka më tepër për përjetimin tuaj të veçantë?

Sheik Muzafer: Si muslimanë, për mua ishte tepër e rëndësishme ti tregojë gjithë Botës se Islami është mënyrë jete pa marrë parasysh se ku ndodhesh, në tokë ose jashtë saj (në Kozmos). Muslimani është i obliguar ti kryejë detyrat e tij. Qëndrimi im në Kozmos dhe gjithçka që ndodhi lartë, duke përfshirë këtu agjërimin dhe namazin, është diçka më magjike dhe më spektakulare që ka mundur të më ndodhë në jetën time. Ajo bukuri e përjetimit magjik nuk mund të përshkruhet me fjalë. Do të dëshiroja që atë përjetim magjik (atë ëmbëlsi) ta ndajë me tërë botën. Derisa isha në Stacionin (Anijen) Internacional Kozmik agjërova dy ditë të Ramazanit. Të agjërosh në Kozmos është jashtë përvojës së kësaj dynjaje, ndaj aj përjetim dhe ajo ëmbëlsi nuk mund assesi të përshkruhen me fjalë.

Muslimani i parë i cili udhëtoi në Kozmos ishte princi Sultan bin Selman Abdul- Aziz al-Saud nga Arabia Saudite. Gjatë kthimit të tij prej Kozmosit qe ankuar se nuk dinte të gjejë orientimin-drejtimin e Kiblës për të falë namazin.


Intervistuesi: Si u orientuat ju kah Kibleja kur ndodheshit në Stacionin Internacional Kozmik, si i gjetët vaktet e namazit dhe kohën kur është dashur të filloni agjërimin (syfyrin Imsakun) dhe kohën kur është dashur të bëni iftarin (akshamin), a keni mundur të merrni abdest?

Sheik Muzafer: Para shkuarjes time në mision, Malezija, respektivisht enti malezijas për çështje dhe punë që kanë të bëjnë me fenë islame shtypi librin e parë për astronautët sesi duhet kryer obligimet e fesë islame në Kozmos. Nga shkaku i shpejtësisë me 27.000 km në orë , sa shkon Anija Internacionale Kozmike, Dielli lind dhe perëndon çdo 45 minuta që prezanton sprovim të madh për këdo qoftë i cili vendosë të agjërojë dhe të kryejë namazin. Gjatë qëndrimit tim në Anijen Internacionale Kozmike I kam falur të gjitha 5 namazet ditore, dhe kam agjëruar dy ditë nga Ramazani.

Kohët e namazit, fillimin dhe mbarimin e agjërimit, e kam definuar sipas definimit të kohës e cila vlen për Kazahstanin, prej ku edhe kam fluturuar në misionin Kozmik.

Sa i takon abdestit, për shkak të kufizimit të ujit që posedonim, duheshte të marr tejemum për çdo namaz. Kiblën e kam gjetur shumë thjeshtë, JAM DREJTUAR KAH TOKA DHE AJO KA QENË KIBLA IME.

Kozmosi është një prej shenjave më të mëdha të fuqisë së Allahut. Kur shikojmë nga Toka në sferën e qiellit mbetemi të ndezur nga ajo bukuri dhe harmoni e Allahut.
Sheik Muzafer: Udhëtimi dhe qëndrimi im në Kozmos, shikimi në atë madhëri të bukurisë, definitivisht ndryshoi shikimin tim të jetës. Kur jeni lartë në një mënyrë ndjeni të jeni më afër Allahut, ajo ka qenë moment magjik të cilin kurrë nuk e harroj, të afruarit Allahut të Madhëruar.

Shikimi në tokën e rrethuar me mijëra yje të shfaq qëndrimin e madh të frikërespektit ndaj fuqisë së Krijuesit (të cilin duhet ta ketë njeriu).

Intervistuesi: Sikur që thamë,Ju jeni muslimani I nëntë I cili bëri misionin Kozmik. Fatkeqësisht, akoma asnjë shtet musliman nuk ka ndërmarr udhëtim kozmik të pavarur. Si e komentoni që vendet muslimane, përveç Malezisë, aspak nuk punojnë asgjë në zhvillimin e progresit të programeve shkencore sikur që është Programi Kozmik?

Sheik Muzafer: Unë besoj se secili që fiton (përjeton) Kozmosin, do ta fitojë tërë botën. Për atë shkak besoj se është obligim për të gjithë muslimanët pa përjashtim, të bashkohen, të mundohen të kthejnë krenarinë e Islamit në shkencë dhe astronomi ashtu sikur që e bënin muslimanët e mëparshëm.

Secili shtet musliman që dëshiron të arrijë sukses duhet patjetër të fokusohet në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë. Studentët muslimanë duhet të vendosin që në drejtimet e tyre të studimit të fokusohen edhe në këtë aspekt.

Intervistuesi: I nderuar Dr.Muzafer, ata boshnjakë të cilët ju njohin Juve thonë se jeni mirë të zhytur në Situatën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe se doni shtetin tonë?

Sheik Muzafer: Popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës çdoherë e kemi pasur në zemrat tona dhe ne malezijasit çdoherë kemi ndihmuar dhe do të ndihmojmë Bosnjën dhe Hercegovinën. Unë e dua popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Intervistuesi: Në fund, më lejoni që kjo bisedë të mbarojë me mesazhin Tuaj drejtuar muslimanëve të të gjithë Botës?

Sheik Muzafer: Këshilla ime muslimanëve të Botës është të bashkohemi dhe sa më tepër të fokusohemi në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë. Duhet t’ia kthejmë islamit krenarinë që i takon. Duhet që sa më tepër muslimanë të udhëtojnë në Kozmos që të arrijnë grada të larta të diturisë në shkencë dhe teknologji.

Shtetet Muslimane duhet t’ju kyçen zhvillimit të programeve Kozmologjike. Dhe ajo që është më e rëndësishme, duhet të bashkohemi dhe të mundohemi të konkurrojmë me pjesën e ngelur të Botës me arritjet shkencore teknologjike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit