-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Siri – Gjenden 45 kufoma të djegura në periferi të Damaskut

Më të lexuarat

Pavarësisht presioneve ndërkombëtare forcat e Esadit vazhdojnë operacionet kundër popullatës civile në Siri.

Në kryeqytetin e vendit, Damask dhe në qytetin Humus janë gjetur 45 kufoma të djegura.

Në lagjen Duma, në pjesën lindore të Damaskut u gjetën 30 kufoma të djegura, kurse në një fshat afër Humusit u gjetën 15 kufoma të tjera të tilla.

Njoftohet se kufomat janë gjetur në shtëpitë afër postblloqeve të ushtarëve të Esadit.

Forcat e Esadit vazhdojnë pa ndërprerje edhe sulmet ajrore në të gjithë vendin.

Obsertavori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) deklaroi se gjatë vizitës dhe inspektimeve që kishte bërë në muajin prill në burgun e Rakkas kishin gjetur tek të burgosurit gjurmë torturash.

Kriza siriane vazhdo të ruajë vendin e parë edhe në agjendën e bashkësisë ndërkombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon dje u takua në Soçi me Ministrin e Punëve të Jashtem të Rusisë, Sergej Lavrov.

Ban bëri thirrje për mbajtjen sa më shpejtë që të jetë e mundur të konferencës ndërkombëtare për Sirinë.

Kurse Lavrovi tha se Rusia e kishte të vështirë të kuptonte reagimet që kanë ardhur për shitjen e armëve (Sirisë).

Në deklaratën e djeshme Lavrova tha se në Konferencën Ndërkombëtare të Sirisë, që pritet të mbahet në qershor në Gjenevë me nismën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, duhet të marrë pjesë edhe Irani.

Lavrov tha se disa vende perëndimore synojnë të kufizojnë pjesëmarrësit në Konferencën e Gjenevës./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit