2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Beqaj emërohet ministër i Financave, Ismajli i Zhvillimit Ekonomik

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim që të emërojë Besim Beqajn, ministër të Ministrisë të Financave dhe Fadil Ismajlin, ministër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ka bërë me dije Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Aty thuhet se emerimi është marrë në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të kryeministrit.
Ministria e Financave ka disa muaj që është pa ministër, pas largimit të Bedri Hamzës, që drejtonte këtë dikaster.
Hamza më vonë u zgjodh guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Besim Beqaj, deri tash ka drejtuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, nga sot do të emërohet ministër në Ministrinë e Financave. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Beqajë do të merohet ministër i Financave, pasi partnerët e koalicionit aktual qeverisës, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, kanë arritur marrëveshje për ri-dizajnimin e Qeverisë.
Ndërkohë, MZHE-ja do ti jepet AKR-së.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit