-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pamje shokuese: Mësuesja dhe ndihmësja e saj tërheqin zvarrë djaloshin me autizëm nëpër korridore

Më të lexuarat

Momenti tronditës, kur një mësuese së bashku me një ndihmëse kanë zvarritur një shtatëvjeçar me autizëm përmes korridoreve të një shkolle është kapur nga kamerat e sigurisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja,  ka qenë nëna e djaloshit, Bonnie McKean, ajo që ka publikuar së fundmi videon e incidentit të ndodhur më 8 maj në Crestline, Ohio, duke treguar dy punonjës të shkollës duke zvarritur djalin e saj Corbin Kemle nëpër korridore.

Videoja thuhet se u përhap me të madhe, pasi McKean e shpërndau atë në Facebook, ku është parë me mijëra herë.

“Ishte e gabuar mënyra se si u trajtua djali im”, citohet të ketë thënë McKean për mediat e huaja, duke lejuar gjithashtu që pamjet të shfaqen edhe në rrjetet televizive.

Mësuesja dhe ndihmësja e saj të treguar në pamje janë vendosur në pushim administrativ, por nuk janë akuzuar për një krim në incident.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit