8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

India analizon numrin e refugjatëve Rohingya nga Mianmari

Më të lexuarat

Javën e kaluar, Kiren Rijiju, ministër i Brendshëm i Indisë tha në Parlament se Qeveria u ka dërguar urdhër autoriteteve shtetërore që të identifikojnë dhe deportojnë emigrantët ilegalë, përfshirë edhe Rohingya

NJU DELHI (AA) – Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Indisë theksojnë se autoritetet shtetërore janë duke tentuar të përcaktojnë numrin e refugjatëve të muslimanëve Rohingya që jetojnë në këtë vend, pasi u dëbuan nga Mianmari, por nuk ka plan të menjëhershëm për t’i deportuar ata, raporton Anadolu Agency (AA).

Javën e kaluar, Kiren Rijiju, ministër i Brendshëm i Indisë tha në Parlament se Qeveria u ka dërguar urdhër autoriteteve shtetërore që të identifikojnë dhe deportojnë emigrantët ilegalë, përfshirë edhe Rohingya.

Të mërkurën, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, tha se autoritetet qeveritare po përpiqen të identifikojnë numrin e refugjatëve Rohingya.

Më shumë se 14.000 Rohingya që jetojnë në Indi janë regjistruar nga Komisioneri i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR). Sipas vlerësimeve të qeverisë indiane rreth 40.000 myslimanë Rohingya janë strehuar në pjesë të ndryshme të vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit