Bixhozi është një nga veset më të dëmshme e më të rrezikshme që ka ndaluar Islami. Bixhozi është, sipas Islamit, çdo lojë me të holla, krahas bastit me ndonjë vlerë, ku secili pjesëmarrës është i detyruar të fitojë a të humbë. Çdo lojë e këtillë, prej atyre popullore (p.sh. “unaza”, “guri nga krahu”, “garat e vrapit”, etj.) e “letrave”, “shkrepëseve”, “shahut”, deri te llotaria – të gjitha këto janë të ndaluara, nëse partnerët luajnë me të holla. Bixhozi është një e keqe tjetër prej të cilës duhet të ruhet shoqëria njerëzore, sepse përhapja e kësaj të keqe në shoqëri do të thotë shkatërrim i shoqërisë, humbje e dinjitetit të njerëzve, çrregullim i marrëdhënieve ndërnjerëzore, futje e armiqësisë, humbje e pasurisë dhe shkatërrim i saj, mospërfillje e obligimeve familjare dhe zhytje në humnerë morale e materiale.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin famëlartë:
“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.”
(Maide; 90)
Bixhoz është çdo lloj loje që bëhet me pasuri mes dy palëve, ku fituesi merr pasuri nga humbësi.
Nëse i analizojmë këtë përkufizime, arrijmë në këto konkluzione:
1. Esenca e bixhozit është në lojë dhe dëfrim.
2. Çdo lloj loje me pasuri do të thotë se lojërat që bëhen pa të holla nuk konsiderohen bixhoz.
3. Fituesi merr pasurinë nga humbësi na tregon se nëse shpërblimi vjen nga një palë e tretë, konsiderohet dhuratë për ekipin fitues.
4. Mes dy palëve do të thotë se ndodh që njëra palë të jetë një person ose më shumë, mund të jetë njeri, por mund të jetë edhe mjet, siç janë lojërat e bixhozit mes njeriut dhe mjetit të bixhozit apo bixhozit me mjetet elektronike
5. Gjithashtu përkufizimi tregon se bixhozi përmban në vetvete mëdyshje dhe fshehtësi se kush do të fitojë sepse asnjë lojtar nuk e di a do të fitojë apo do të humbë.
Ndërsa loja miqësore, për hir të zbavitjes e pushimit, por pa depozitim të hollash ose vlerash të tjera, nuk është e ndaluar ngase kjo, në realitet, nuk është bixhoz me kusht që një lojë e këtillë të mos shndërrohet në pasion që do ta shpiente njeriun nga kufiri i mesatares (përkorësisë) në papunësi e përtaci. Po kështu, Islami nuk e konsideron të ndaluar nëse një palë, një person, nga vullneti i vet i mirë, ose ndonjë person i tretë të depozitojë të holla për t’i marrë fituesi, por me kusht që partneri tjetër të mos ketë ndonjë borxh ose detyrim për të depozituar nga vetja.
Ndërkaq, bixhozi ku partnerët depozitojnë të holla në ndonjë lojë, dhe çdonjëri përpiqet të fitojë në dëm të tjetrit është i urrejtur dhe rreptësisht i ndaluar (haram) në Islam. Loja e këtillë (bixhozi) konsiderohet sipas mësimit islam si mëkatet më të mëdha. Kur të merren në konsideratë parimet morale e shoqërore, nga një anë, dhe pasojat e ndikimet e bixhozit te njeriu, nga ana tjetër, atëherë na bëhet i qartë qëndrimi i këtillë i Islamit kundrejt bixhozit. Parimi islam është se muslimani duhet të fitojë pasuri me punë të ndershme. Pasuria e huaj, sipas Islamit, është e mbrojtur dhe e pacënueshme (parimi i lirisë së pasurisë), prandaj askush nuk guxon ta marrë a ta përvetësojë atë, përveçse në mënyrë ligjore (p.sh. me anë të ndërrimeve të pronave ose me anë të dhuratës). Ndërkaq, marrja e pasurisë së dikujt me anë të bastit ose bixhozit paraqet përvetësimin e pronës së huaj në mënyrë joligjore dhe jo të ndershme, e kjo sipas Kur’anit është e ndaluar rreptësisht për muslimanët.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin famëlartë:
“Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).”
(Bekare; 188)
Kumarxhiu e shkatërron dhe e shkapërderdh pasurinë e vet, e kjo sipas Islamit është e ndaluar. Bixhozi e pushton njeriun psiqikisht dhe ia merr të tërë kujdesin, e dalldis atë dhe, në njëfarë mënyre, e deh porsi alkooli. Prandaj ai gjithë fuqinë dhe kohën e vet e shpenzon në punë të dëmshme, e kjo sërish, sipas Islamit, është mëkat i posaçëm. Bixhozi u shkakton njerëzve entuziazëm të tepruar e të dëmshëm, zhgënjim, urrejtje të ndërsjellë, e kjo është e ndaluar dhe mëkat (haram). Sikundër shumë dukuri e shprehi shoqërore, edhe bixhozi sot në botën e kulturuar ëshë vënë nën thjerrëzën e shkencës dhe të studimeve, e quajtur zakonisht “psikologjia e bixhozit”. Këto studime zbulojnë tërë tmerrin dhe trishtimin e bixhozit, të cilat nuk mbesin prapa trishtimeve të alkoolit e drogës, nëse nuk i tejkalojnë këto.
Kur bixhozi i bëhet njeriut pasion e shprehi, e kjo ndodh shpejt, atëherë ai është bixhozçi dhe në këtë rast mund të thuhet se ky njeri është i zhytur, i humbur, derisa të shpëtojë nga ky kob. Psikiatërt i kanë vëzhguar bixhozxhinjtë dhe kanë shënuar deklaratat dhe rezultatet e vëzhgimit të tyre. Entuziazmi më i madh dhe një lloj kënaqësie e tepruar e kaplon bixhozçiun zakonisht gjatë lojës ose bastit. Njëri prej tyre thotë: “Për mua rëndësia (vlera) e jetës është vetëm në atë gudulisje dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm gjatë kohës së lojës.” I dyti thotë: “Kur luaj bixhoz, humbas çdo ndjenjë për rrethin, pa marrë parasysh se kush gjendet aty. Atëherë për mua nuk ekziston asgjë.”
Një kumarxhi nuk ka ardhur në varrimin e babait të tij, vetëm pse nuk ka mundur të ndërpresë bixhozin e vet! Mjaft martesa dhe familje janë shkatërruar për shkak të bixhozit. Pasioni për bixhoz ia shkatërron njeriut të gjitha virtytet kryesore dhe vlerat njerëzore, ia mbyt arsyen, dinjitetin njerëzor dhe nderin. Bixhozçiu është i gatshëm të mashtrojë, të gënjejë, të vjedhë, madje edhe të vrasë njeriun, vetëm e vetëm që të arrijë deri te mjetet për bixhoz. Gjëja më e keqe është se kumarxhinjtë këto veprime çnjerëzore nuk i konsiderojnë dot si krime, meqë kumari ua shkatërron vetëdijen dhe aftësinë e gjykimit normal njerëzor.
Me siguri se për shkak të ndikimit të këtillë të bixhozit në psikën dhe vetëdijen e njeriut, si dhe për shkak të mungesës së vetëdisiplinës dhe rregullit, bixhozi po përhapet tmerrësisht dhe po merr vrull të fuqishëm në mbarë botën. Kjo më së miri shihet nga të dhënat që dalin herë pas here në dritë. Në vitin 1968 në Amerikë njerëzit kanë depozituar në baste, vetëm në vrapimet e kuajve, rreth katër miliardë e gjysmë dollarë. Mendohet se në vitin 1968 amerikanët kanë depozituar në baste dhe në bixhozet e tjera të llojllojshme mbi njëqind miliardë dollarë. Bixhozi është në përhapje e sipër edhe te ne, edhe pse, së paku në një pjesë, ligjet e ndalojnë atë. Një “punë” dhe “zanat” i palejuar mund të gjendet nëpër qytetet dhe fshatrat tona, pikërisht te banorët muslimanë. Edhe pse zakonisht këta janë njerëz që nuk dinë asgjë për Islamin dhe nuk kanë fituar edukatë islame, megjithatë edhe këta paraqesin turp e fatkeqësi, si për veten e tyre ashtu edhe për muslimanët, madje edhe për bashkësinë mbarëkombëtare.
Kur të merren parasysh të gjitha këto, atëherë pra bëhet e qartë përse Islami e ka ndaluar aq vendosmërisht çdo lloj bixhozi, lojë me të holla, madje qoftë kjo edhe në sasi tejet të vogël. Atëherë na bëhet e qartë madhështia dhe lartësia e atyre fjalëve Kur’anore, ku ndër të tjera thuhet se bixhozi është “punë e ndyrë e djallit”, të cilën muslimani duhet ta hedhë shumë larg vetes dhe t’i shmanget vendosmërisht për hir të fatit të vet dhe për hir të dinjitetit njerëzor.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin famëlartë:
90. O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
91. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?
( Maide )
Këto fjalë të Allahut në Kur’an vërtet janë madhështore. Në pika të shkurtra, tregojnë përsosmërisht thelbin dhe fotografinë tmerruese të dy kobeve të mëdha: të alkoolit dhe të bixhozit. Këto fjalë hyjnore, këto të vërteta të lartësuara për dëmin e bixhozit, tregojnë të gjitha ato ndikime të rrezikshme dhe shkatërruese të këtij kobi, mbi të cilin folëm paraprakisht. Këto fjalë të lartësuara çdo musliman duhet t’i vërë në zemrën dhe në vetëdijen e vet, si bazë dhe udhëzim për parimin (rregullin) e vet jetësor; që asnjëherë dhe në asnjë rrethanë të mos merret e të mos zbavitet me bixhoz, d.m.th me bast ose me ndonjë lojë tjetër me të holla; nëse dëshiron të mbetet dhe të jetojë si njeri dhe si musliman. Mëkati i madh i bixhozit, sipas Islamit, duket qartë, përveç fjalëve Kur’anore, edhe nga disa hadithe.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
“Kush e thërret shokun e vet të luajë bixhoz, le të pendohet dhe le të ndajë sadaka!”
(Transmenton Buhariu)
Kjo do të thotë: Nëse njeriu ka vendosur, është nisur ose e ka ftuar dikë, për të luajtur bixhoz, duhet të pendohet menjëherë dhe të heqë dorë nga kjo dhe si pjesë përbërëse e pendimit duhet të ndajë sadaka (lëmoshë). Me këtë njëkohësisht theksohet se të hollat që njeriu do t’i shpenzonte në bixhoz, është më mirë të jepen për qëllime mirëbërëse. Loja me të holla, bixhozi, nuk mund të arsyetohet assesi sipas Islamit. Arsyetimet dhe përallat se bixhozi mund të ketë edhe disa qëllime humane – si p.sh. bingoja ose llotaritë e llojllojshme, të cilat ngadonjëherë jepen për “qëllime mirëbërëse” nuk kanë vend e as arsyetim në Islam.
Sipas konceptit islam, njerëzit duhet të kultivojnë dhe të zhvillojnë ndjenjat, vullnetin dhe interesimin për dhënie të vetëdijshme, sado e vogël qoftë, për qëllime mirëbërëse, ngase vetëm kështu ata e realizojnë aktin human. Duke i lënë dikujt “mirësi” me anë të bixhozit, bingos etj., e mund të shkaktohet dëmi i panevojshëm e i palejueshëm, edhe ndaj vetvetes edhe ndaj të tjerëve, meqë në këtë mënyrë hapet rruga, gjasat dhe mundësitë për sajimin e shprehisë së keqe të bixhozit. Prandaj muslimani i vetëdijshëm dhe i ndershëm nuk do t’i hidhte paratë e veta në bingo ose në ndonjë lojë tjetër bixhozi për hir të ndonjë “qëllimi human”, pasi më me endje do t’i jepte për ndonjë qëllim të caktuar bamirës. Ai nuk do të merrte pjesë në bingo ose në çdo lloj tjetër bixhozi pa kurrfarë preteksti.
Bixhozi është një keqbërje e madhe që është e ndaluar në Islam. Nuk është vetëm mëkat për të cilin pason ndëshkim në botën e ardhshme, por në shoqërinë islame konsiderohet edhe si kundërvajtje për ç’gjë vepruesin edhe në këtë botë e ngarkon të nënshtrohet para ndëshkimit. Fjala e Kur’anit e përdorur për të treguar mbi bixhozin është “mejsir” që tekstualisht nënkupton “të marrësh a të fitosh diçka me lehtësi” ose “të fitosh leverdi pa punuar për të”. Në fillim, bixhozi nënkuptohej si lojë a luajtje me shigjetëza të pa pendla a të pa koka.
Përndryshe, bixhozi, me një fjalë, mund të definohet si vënie bast e parave apo gjërave të tjera me vlerë në rezultatin e ndonjë ndodhie, ose fitim parash me fat. Kështu, ai (bixhozi) përfaqëson një lojë fati përmes së cilës ose fiton, ose humb. Praktika e luajtjes bixhoz është në modë qysh nga kohët e lashta. Sipas një shkrimtari, “Lojërat e fatit janë aq të vjetra dhe aq gjithandej të përhapura sa vetë njerëzimi”. Grekët, tregohet në Iliadën dhe Odisenë e Homerit, kishin eshtrat e tyre prej grushti, të cilat kanë qenë të shenjuara me numra në të katër anët për të shërbyer si gur zari [Për më tepër, kërko “Knucklebones” (shën. i përkthyesit)]. Në mesin e Romakëve, fëmijët e tyre luanin “koka ose bishti” (heads or tails) me monedha. Izraelitët përdornin short për ta përcaktuar Shpalljen hyjnore për sa u përkiste çështjeve, si: caktimin e tokave, përzgjedhjen e nëpunësve, përcaktimin e ndërrimit të nëpunësve apo identifikimin e kundërvajtësit.
Shprehia e bixhozit infektoi dëlirësinë e të krishterëve të mëhershëm. Kjo për shkak se në varret e tyre janë gjetur instrumente bixhozi. Te raca ariane bixhozi ka pasur ndikim të veçantë.
Ndërkaq, sa i përket bixhozit ndër arabët paganë paraislamikë, Mevlana Abdullah Jusuf Ali thotë: “Forma më e zakonshme te arabët ishte duke vënë bast me anë të shigjetëzave në trajtë lotarie. Shigjetëzat shenjoheshin dhe shërbenin njëjtë si tiketat e lotarisë së sotme. Gjërat, si p.sh.: mishi i therur i ndonjë kafshe të prerë, ndahej në pjesë jo të barabarta. Shigjetëzat e shenjuara futeshin në një çantë (strajcë). Disa prej shgjetëzave ishin të pashenjuara dhe atyre që u binin ato mbetnin pa marrë asgjë. Ndërsa të tjerët merrnin hise, qoftë të mëdha a të vogla. Se a fitoje pjesë më të madhe a më të vogël a hiç, thjesht krejt varej nga fati, veç nëse ndodhte mashtrim nga ndonjëri. Me një fjalë, parimi për të cilin paraqitet vërejtja është sepse, edhe nëse nuk ka mashtrim, në bixhoz përfiton edhe nëse se ke fituar ose humb thjesht për shkak të fatit.
Përmasat deri ku kap bixhozi në botën moderne janë të vështira për t’u caktuar. Më së shumti, megjithatë, është i përqendruar në garim me kuaj. Zari dhe basti me të drejtë përfshihen në definicionin e bixhozit apo luajtjes bixhoz. Për më tej, format e kohës së sotme të bixhozit janë: lotaria, vënia bast (në ndeshjet a lojërat sportive kryesisht), fjalëkryqet e ndryshme që bëhen me të holla, lojërat me letra që bëhen me bast, lojërat televizive shpërblyese me fjalë e kështu me radhë.
Poashtu, kjo është rrugë që i bën njerëzit parazit dhe pasiv, sepse mësohen të jetojnë në profite që vijnë në mënyrë të pandershme, pa djersë dhe mund, e po ashtu kjo është mënyrë që mundëson marrjen e pasurisë së tjetrit pa të drejtë dhe pa hak. Për këtë arsye, nuk mban teza dhe shpifja se feja Islame e ven njeriun para aktit të kryer me atë që ia ndalon shumë gjëra. Feja Islame njeriun e ven në binare të shëndosha, e nuk e ven para aktit të kryer, dhe atë që ia ndalon nuk e bën nga urrejtja dhe konzervatizmi, por nga mëshira dhe respekti ndaj njeriut, i cili në Islam është pasuria më e madhe, sepse për njeriun kanë zbritur ajetet Kur’anore dhe dispozitat e sheriatit dhe atij i janë drejtuar. Pra, kjo është për të mirën e tij të afërt dhe të largët.
Këtu duhet theksuar se këto lojëra, në fakt, janë produkt çifut-sionist për grumbullimin e pasurisë në mënyrë të pa ndershme dhe mbjelljen e urrejtjes dhe përçarjes në mes njerëzve.
Kështu, të kësaj natyre, gjegjësisht të ndaluara dhe që konsiderohen bixhoz, janë:
• lloto,
• bingo,
• bastoret sportive, etj.
Së këndejmi, personi i cili është i zhytur në këto ujëra të turbullta në shoqëri është sinonim i të keqes dhe sherrit. Ai nuk i kryen obligimet ndaj familjes së vet, e lëre më ndaj shoqërisë. Me këtë rast, duhet kundërshtuar ashpër pohimin bosh të disa njerëzve se përmes bixhozit të legalizuar, realizohen edhe qëllime humanitare.
Gjegjësisht, ata pretendojnë se shumë bastore sportive apo kazino si dhe pale tjera që ushtrojnë forma tjera të bixhozit, ndajnë mjete të konsiderueshme për çështje humanitare. Kjo është krejt e pa bazë, sepse nuk mund t’i afrohesh Zotit, me diçka që Ai e ka ndaluar.
Nga ana tjetër, nuk mund t’i ndihmosh dikujt, duke e plaçkitur dikë tjetër. Sa mban fjala e tyre se janë humanitar ndaj dikujt, kur ata në mënyrën më jo humane ua marrin njerëzve parat prej xhepave, e me këtë fëmijët e dikujt i lënë pa bukë dhe pa veshje, fatin e dikujt e rrezikojnë seriozisht duke e bërë vjedhës, familjen e dikujt e shkatërrojnë duke shkaktuar ndarje të bashkëshortëve, etj.
Në këtë kontekst, e shoh të rrugës t’i përmendi fjalët e prof. Kasim Dobraçës, i cili thotë: “Loja me para, kumari, sipas Islamit nuk mund në asnjë mënyrë dhe me asgjë të arsyetohet. Fjalët dhe thashethënat se nga kumari mund të ketë edhe ndonjë qëllim human, -jipen edhe për qëllime mirëbërës- nuk kanë vend dhe arsyetim në islamizëm. Sipas botëkuptimit Islam, njerëzit duhet që në vetvete të kultivojnë dhe të zhvillojnë ndjenjat e vullnetit dhe të dobisë së përgjithshme, që në mënyrë të vetëdijshme dhe qëllimisht të japin dhe të kontribuojnë në sendërtimin e qëllimeve mirëbërëse, ngase vetëm si të tillë ata do ta realizonin aktin e humanitetit në jetën e përditshme, e kurrsesi që të hollat dhe kontributet t’u merren e t’u nxirren prej xhepave përmes kumarit…
Duke i bërë “mirë” dikujt përmes kumarit, tombollës e të ngjashme, mund të bëhet dëm i palejueshëm dhe i panevojshëm ndaj vetvetes dhe ndaj tjetrit, në mos asgjë, mjafton që me hapjen e kësaj rruge, të jepet rasti dhe mundësia për krijimin e shprehive të këqija nga kumari. Për këtë arsye, muslimani i mençur dhe i vetëdijshëm, paranë e vet, të cilën do ta jepte në tombolë ose në ndonjë lloj tjetër të kumarit për ndonjë “qëllim human”, me kënaqësi do ta jepte drejtpërdrejti për qëllime mirëbërëse, e kurrsesi s’do ta lejonte veten të merrte pjesë në tombolë, ose në çfarëdo loje tjetër të kumarit, madje, as për kurrfarë pretendimi”.
Poashtu, ai është protagonist i veprave kriminele që ndodhin në shoqëri, si:
– vjedhja,
– kidnapimi,
– mashtrimi në shitblerje, etj.
Kjo, ngase ky person, për të qëndruar në bixhoz, duhet të ketë të ardhura, ndërkaq të ardhurat që fitohen me mund dhe në mënyrë të ndershme, rëndë është të harxhohen në këtë mënyrë të lehtë, por mjetet që harxhohen në këto vende, si zakonisht, janë mjete që fitohen pa djersë dhe në mënyrë të pandershme. Në aspektin ekonomik pasojat e bixhozit janë kristalisht të qarta. Vendet e bixhozit janë vende ku shtrydhet pasuria e njerëzve në mënyrë të pa mëshirshme, dhe në fakt aty zhvillohet procesi i varfërimit të njerëzve dhe bllokimit të pasurisë e mosinvestimit të saj në projekte me vlerë dhe të dobishme për shoqërinë.
Në aspektin shpirtëror, bixhozi dhe lojërat tjera të ngjashme me të, krijojnë trazim shpirtëror te të dy palët, edhe ai humb edhe ai që fiton. Ai që humb, nuk ka dyshim se shkatërrohet shpirtërisht dhe në shpirtin e tij ngjallen apetitet e urrejtjes dhe hakmarrjes, sepse në asnjë mënyrë nuk mund të pajtohet me humbjen e pasurisë në atë mënyrë, andaj edhe e pret rastin e volitshëm që t’i hakmerret fituesit dhe i përdorë të gjitha metodat e mundshme për ta kthyer pasurinë e vet. Kjo shkakton urrejtje, armiqësi, hakmarrje dhe probleme tjera të rënda në shoqëri. Të gjitha këto imponojnë nevojën e luftimit të këtyre kancereve sa ma energjikisht, nëse duam të kemi shoqëri të shëndoshë dhe personalitet të forte e stabil.
Po ashtu, edhe për sa i përket atij që fiton, edhe ai përshkohet nga sëmundje të ndryshme shpirtërore, si mendjemadhësia, kryeneçësia, injorimi i tjerëve, humbja e ndjenjave vëllazërore dhe investimi në gjëra të dëmshme, sepse ajo që fitohet në mënyrë të pandershme nuk pranohet nga Zoti që të mund të investohet në punë të mbara, por ajo pranohet vetëm nga djalli, andaj edhe investohet në punë të mbrapshta që e kënaqin djallin. Mirëpo, duhet theksuar edhe atë se ky njeri, sado që të grabit prej tjerëve pasuri në këtë mënyrë, përsëri mbetet jo i qetë shpirtërisht, dhe vazhdon të shtypet nga presioni i urrejtjes, frikës dhe pasigurisë.
Në këtë kontekst duhet të përmendet edhe kamata, e cila është një e keqe tjetër që synon shfrytëzimin e pasurive të njerëzve dhe mundit të tyre në mënyrë të pandershme nga një klasë e caktuar njerëzish, thënë më saktë, të pasurve. Andaj Islami energjikisht e ka luftuar kamatën dhe e ka paraqitur si një nga format më të rrezikshme të shkatërrimit ekonomik të shoqërisë. Dikush mund të thotë se sistemi ekonomik dhe bankar është absurd të paramendohet pa kamatë. Mirëpo, ne i themi: sistemi i dështuar bashkëkohor bankier mund të jetë absurd pa kamatë sepse çështjet e mbrapshta nuk mund të paramendohen pa mbrapshti, ndërkaq është gabim të mendohet se çdo sistem ekonomik është absurd pa kamatë, sepse përvoja islame në të kaluarën dhe të tashmen e ka konfirmuar të kundërtën.
Kështu, atëherë kur Islami ka qenë shtet, sistemi ekonomik në atë shtet ka qenë i pastër nga kamata, e poashtu edhe sot në botën islame kemi banka të cilat i zbatojnë rregullat e sheriatit islam përkitazi me transaksionet e ndryshme ekonomike, gjegjësisht punojnë pa kamatë, sepse, Islami e ka ndaluar kamatën, por ka dhënë alternative tjera të cilat mundësojnë investimin e pasurisë, sigurojnë profit të mjaftueshëm duke mos e dëmtuar asnjërën pale dhe duke mos e shfrytëzuar pasurinë e tjerëve në mënyrë të pa lejueshme, ose duke mos e përqendruar dhe mbyllur pasurinë vetëm në rrethin e një shtrese të caktuar.
Thënë ndryshe, duke mos i pasuruar edhe më tepër xhepat e pasanikëve të mëdhenj. Poashtu, fakti se sistemi i sotëm kamator është kontraverz, shihet edhe në gjendjen e rëndë ekonomike të shumë vendeve të botës dhe varfërinë që i ka kapluar shumë popuj e shoqëri, nga njëra anë, dhe pasurimin e disa shteteve tjera, që sot i njohim si shtetet më të zhvilluara ekonomikisht në botë, në anën tjetër. Ky sistem, e thelloi hendekun e ndarjes së njerëzve në të pasur dhe të varfër, dhe në shtete të zhvilluara dhe të prapambetura.
– Bixhozi dhe sporti
Për ta parë në realitet se vërtetë bixhozi është shkatërrues, do ta marrim si shembull sportin. Në kohën e fundit, sporti është duke vuajtur shumë, pikërisht nga bixhozi në formën e bastoreve sportive. Mund të thuhet se sporti si sport, gati është duke e humbur vlerën, është duke e humbur kuptimin e një gare ku fitojnë më të mirët dhe më të përgatiturit, por është shndërruar në peng të bixhozxhinjve, të cilët jo vetëm që manipulojnë me lojën, sportin, kondicionin e lojtarëve, por edhe me publikun disa milionësh i cili i ndjek. Kemi qenë dëshmitarë të intervenimit të FIFA-së dhe federatave nacionale të futbollit në rastin e shumë ndeshjeve të trukuara në kampionatin italian, spanjoll, turk, etj. Shumë klube futbolli janë përjashtuar nga gara apo nga liga në të cilën kanë luajtur, pikërisht për shkak të bixhozit, gjegjësisht basteve sportive, të cilat më pas kanë çuar në trukimin e lojërave.
Poashtu, në nivel botëror dhe evropian, kanë filluar hetime për trukim ndeshjes dhe pjesëmarrje të personaliteteve të larta të sportit në nivel ndërkombëtar dhe evropian në këto afera. Bile, janë hedhur dyshime edhe për zgjedhjen e vendeve për organizimin e Mundialit, Olimpiadës, etj. Së këtejmi, themi që jo vetëm muslimanët, por edhe jomuslimanët janë duke u bindur në atë se bixhozi është haram dhe i dëmshëm për individin dhe shoqërinë. Edhe pse nuk u besojnë ajeteve Kur’anore, megjithatë, nuk mund ta mohojnë se ajo që e thonë ajetet Kur’anore është realitet i pamohueshëm, dhe vetëm me zbatimin e asaj që thotë Kur’ani sigurohet mbrojtje e vërtetë e shoqërisë nga këto krime dhe devijime të rrezikshme. E kundërta e ndalimit të bixhozit, nuk është tjetër pos një anarki që i përfshinë të gjitha poret e jetës dhe shtresat e shoqërisë.
Bixhozi është çdo lloj loje që bëhet me pasuri mes dy palëve, ku fituesi merr pasurinë nga humbësi. Me këtë përkufizim çdo njeri mund ta dijë për një veprim apo lojë a hyn në bixhoz apo jo. Pasuria është njëra nga pesë gjërat e domosdoshme që duhet të ruhen, të cilat janë: feja, shpirti, mendja, nderi dhe pasuria. Ato janë të domosdoshme në mënyrë që jeta e njerëzve të rregullohet në këtë botë dhe botën tjetër. Meqë pasuria ka këtë vlerë të madhe, atëherë shohim se Islami është kujdesur për ruajtjen e saj me kujdes të veçantë duke vendosur rregulla dhe mënyra për përfitimin e saj dhe njëkohësisht duke bërë të ndaluar çdo rrugë që çon në shkatërrimin dhe humbjen e saj.
Islami udhëzon për ruajtjen e pasurisë dhe nxit në shtimin e saj përmes ligjshmërisë së transaksioneve të ndryshme, si: shitblerja, qiraja, mbjellja e të tjera. Përveç kësaj, Kur’ani ka nxitur për punimin e tokës dhe nxjerrjen e të mirave të saj. Islami na mëson për ruajtjen e pasurisë dhe nxitjen në shtimin e saj përmes ndalimit të çdo mënyre të përfitimit të saj pa të drejtë si p.sh.: kamatës, bixhozit, ryshfetit, shitblerjeve të ndaluara, vjedhjes, tregtisë me narkotikë e alkool e të tjera mënyra përfitimi të pasurisë në mënyrë të ndaluar. Rëndësia e ruajtjes së pasurisë në Islam shfaqet shumë qartë duke e ditur se Allahu është poseduesi esencial i kësaj pasurie, ndërsa njeriu vepron me këtë pasuri vetëm si zëvendës dhe nëpunës.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin famëlartë:
“Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh.”
(Hadid; 7)
Kjo sjell obligueshmërinë e ruajtjes së pasurisë nga njeriu sepse ajo është pasuri e Allahut, kurse ne jemi përgjegjës që të veprojmë me pasurinë ashtu si dëshiron pronari i parë i pasurisë. Për këtë themi se duke qenë se ruajtja e pasurisë është obligative me fe dhe me logjikë, atëherë humbja e saj me bixhoz është e ndaluar dhe armiqësi ndaj pasurisë. Duke ditur rrezikun e bixhozit, i cili është pothuajse i njëjtë me nënën e të këqijave, alkoolin, duke ditur dëmet e tij materiale, morale, shëndetësore, shoqërore, politike dhe përhapjen e tij në vendin tonë, do ta trajtojmë në pika të shkurtra në këtë shkrim.
– Gjykimi mbi bixhozin
Që bixhozi është vepër e shëmtuar dhe e ndaluar në Islam dëshmon Kur’ani, Sunneti dhe konsensusi i dijetarëve.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin famëlartë:
90. O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
91. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?
( Maide )
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
“Kush e thërret shokun e vet të luajë bixhoz, le të pendohet dhe le të ndajë sadaka!”
(Transmenton Buhariu)
Imam Neveviu thotë: “Dijetarët kanë thënë: “Ka urdhëruar për dhënien e sadakasë si shpagim për mëkatin që ka shprehur gjatë të folurit të tij.”
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
“Kali është tre llojesh: kali që përdoret në rrugën e Allahut, kali që përdoret në rrugën e shejtanit dhe kali për nevoja të njeriut…”, më pas thotë: “Ndërsa kali për shejtan është ai i cili luhet bixhoz me të apo jepet peng.”
(Transmenton Ahmedi)
Hadithi tregon se kali me të cilin luhet bixhoz me të është kali i shejtanit dhe kjo tregon se kumari ose bixhozi është vepër e shejtanit, kurse ne e dimë se shejtani nuk urdhëron për diçka tjetër pos në mëkat ndaj Allahut.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
“Kush luan me zar, është si të fusë dorën e tij në mishin e derrit dhe në gjakun e tij.”
(Transmenton Muslimi)
“Kush luan lojën me zar, vetëm se e ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”
(Transmenton Ebu Musa El-Esh’ariu)
Dijetarët kanë rënë në ujdi se bixhozi me të gjitha llojet e tij është i ndaluar për shkak të rrezikut të tij.
– Disa shembuj të bixhozit
Kur kemi përkufizuar bixhozin, kemi thënë se bixhozi është çdo lloj loje që bëhet me pasuri mes dy palëve, ku fituesi merr pasurinë nga humbësi. Me këtë përkufizim çdo njeri mund ta dijë për një veprim apo lojë a hyn në bixhoz apo jo.
Nga gjërat që hyjnë në bixhoz dhe që janë të pranishme në vendin tonë veçojmë:
• Lojërat me zar apo ndryshe loja e tavllës. Më lart e kemi përkufizuar këtë lojë dhe treguam se është e ndaluar nga Pejgamberi alejhi selam. Kjo lojë për fat të keq është përhapur edhe në vendin tonë. Ajo sjell vetëm varfëri, mjerim e skamje. E lusim Allahun që popullin tonë ta vetëdijesojë që të mos bjerë pre e ujqve që mezi presin të marrin nga njerëzit edhe kafshatën e fundit të gojës.
• Lojërat e fatit. Nga lojërat e fatit që edhe sot luhen në vendin tonë është loja e lotos, gjithashtu edhe lojërat përmes të cilave shpërndahen shpërblimet, në të cilat fiton zarfi i atij që nxirret nga kutia.
• Lojërat e bastit apo bastoret. Për fat të keq ky lloj bixhozi është përhapur me të madhe në vendin tonë, i cili dita-ditës po zhytet në varfëri të skajshme.
• Çdo lloj organizimi i ndonjë sporti ku pjesëmarrësit paguajnë një shumë të caktuar, pastaj nga ajo shumë shpërblehet fituesi i parë, i dytë dhe i tretë hyn në bixhoz. Për t’u larguar nga bixhozi duhet që palët që marrin pjesë të mos paguajnë asgjë për pjesëmarrjen, kurse shpërblimet t’i japë pala e tretë organizatore.
Mund të ketë edhe lojëra të tjera në vendin tonë që hyjnë në bixhoz, por ne do të mjaftohemi me kaq sa për ilustrim.
– Dëmet e bixhozit
Dëmet e bixhozit mund t’i ndajmë në dëme individuale dhe dëme shoqërore.
Disa nga dëmet e bixhozit ndaj individit janë:
a) Dëmet e bixhozit në mendjen dhe jetën e bixhozxhiut. Islami është kujdesur për shëndetin dhe trupin e njeriut me një kujdes të veçantë dhe nga ky aspekt vjen edhe ndalimi i bixhozit, pasi ai është nga shkaqet e shkatërrimit të njeriut dhe humbjes së mendjes. Studimet e mëvonshme dhe më të përsosura që janë realizuar mbi bixhozxhinjtë tregojnë se tek ata që e ushtrojnë bixhozin në mënyrë të vazhdueshme, ai ndikon në bilancin kimik në tru. Këtë e ka vërtetuar Piter Kaltun, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Nju Xhersit në Amerikë, i cili bëri prova në shumë prej atyre që luanin bixhozin në vazhdimësi.
b) Ndikimi i bixhozit në fenë e kumarxhiut. Pamë se bixhozi ndikon negativisht në mendjen dhe jetën e njeriut, duke qenë njëkohësisht edhe një mjet për shkatërrimin e fesë së njeriut. Allahu në Kur’an ka përmendur dy të këqija që shkaktohen nga bixhozi, të cilat janë: bixhozi e largon njeriun nga përmendja e Allahut dhe nga namazi, sepse kumarxhiu është i zënë me bixhozin dhe zemra e tij nuk është e lirë që të përmend Allahun.
c) Ndikimi i bixhozit në pasurinë e bixhozxhiut. Ruajtja e pasurisë është nga gjërat e domosdoshme dhe kjo është arsyeja përse sheriati islam nxit në ruajtjen e saj dhe njëkohësisht e ka renditur armiqësinë ndaj saj së bashku me armiqësinë ndaj fesë, shpirtit dhe nderit.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
“Me të vërtetë pasuria juaj, gjaku juaj dhe nderi juaj është i ndaluar siç është e ndaluar kjo ditë në këtë muaj, në këtë vend.”
(Transmenton Buhariu dhe Muslimi)
Duke qenë se Islami e ka krahasuar pasurinë me gjakun dhe nderin, atëherë nuk lejohet në asnjë mënyrë marrja e saj nga pronari, përveçse me mënyrë të ligjshme apo me vetëdëshirë, ndërsa marrja e saj përmes bixhozit konsiderohet ngrënie e pasurisë së tjetrit pa të drejtë dhe është e ndaluar me Kur’an.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin famëlartë:
“O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.”
(Nisa; 29)
d) Rreziku i bixhozit në humbjen e kohës. Koha ka një rëndësi të veçantë në jetën e bashkësive njerëzore dhe në veçanti në jetën e muslimanit, sepse koha është vetë jeta e njeriut. Sheriati islam e vërteton rëndësinë e kohës dhe tregon përgjegjësinë që do të ketë njeriu për të në Ditën e Gjykimit. Islami urdhëron për shfrytëzimin e kohës në vepra të dobishme dhe ndalon nga humbja e saj në punë të kota dhe të padobishme. Bixhozxhinjtë humbin kohën dhe jetën e tyre në vendet e bixhozit duke qëndruar me orë të tëra mbi tavolinën e bixhozit duke lënë kështu pas dore obligimet fetare ndaj Zotit të tyre dhe të drejtat e familjes dhe të fëmijëve të tyre.
– Dëmet në shoqëri
Dëmet shoqërore të bixhozit mund të themi se janë këto:
1. Futja e armiqësisë dhe urrejtjes mes atyre që luajnë dhe kalimi i kësaj armiqësie në shoqëri. Allahu në Kur’an e ka theksuar këtë çështje shumë qartë.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin famëlartë:
“Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?”
(Maide; 91)
2. Përhapja e krimeve të ndryshme në shoqëri. Nëse krimi i bixhozit përhapet në shoqëri, patjetër do të përhapen edhe krime të tjera për një arsye shumë të thjeshtë: kur bixhozxhiu humb pasurinë e vet, atij i shtohet dëshira për ta rikthyer pasurinë e tij në dorë. Por kur e humb tërë pasurinë që ka, atëherë ai sheh si rrugë pasurimi krimet e tjera si vjedhja, vrasja, kamata, terrorizimi i njerëzve, prostitucioni etj. Kjo është arsyeja që vendet e Evropës ankohen shumë nga krimet e bixhozxhinjve.
3. Shkatërrimi i edukimit dhe lindja e përtacisë. Bixhozi i bën njerëzit të mos punojnë, por të presin risk nga bixhozi, duke lënë kështu anash metodat dhe rrugët e përfitimit të pasurisë me ndershmëri dhe djersë.
4. Shkatërrimi i shtëpive plot gjallëri. Kjo ndodh kur kujdestari i familjes luan bixhoz dhe humb pasurinë. Sa familje që kanë jetuar në rehati e bollëk brenda një nate janë shndërruar në familje të mjera dhe të varura për shkak të bixhozit?!
Për të rrumbullakësuar, bixhozi dhe të gjithë lojërat e tjera të fatit rreptësisht janë ndaluar nga Kur’ani. Sipas Kur’anit, bixhozi është, siç është edhe pirja e alkoolit, punë e djallit të mallkuar përmes së cilës ai përpiqet t’i armiqësojë njerëzit dhe i largon nga të përmendurit e Allahut. Bixhozi si dhe pirja e alkoolit janë shpallur si mëkate të mëdha e ndjekësit e Islamit janë urdhëruar që të përmbahen nga këto punë të liga. Kështu, bixhozi dhe lojërat e tjera të fatit janë të paligjshme në një shoqëri islame. E lusim Allahun që ta largojë popullin tonë nga çdo rrugë që çon në shkatërrimin e tyre si në këtë botë edhe në botën tjetër! E lusim Atë t’i drejtojë ata në rrugën e drejtë, që të jenë fitues në këtë botë dhe në botën tjetër!
Allahu e di më së miri!
Allahu na ruajt prej bixhozit.
AMIN !