9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Turqia ndërton fabrikën e parë për panelët solarë

Më të lexuarat

Kalyon Holding dhe korporata e Koresë së Jugut, “Hanwha Q-Cells” fituan tenderin për projektin më të madh në Turqi për prodhim të energjisë diellore

ANKARA (AA) – Turqia do të fillojë ndërtimin e kapaciteteve prodhuese të panelëve solarë, ndërkohë që ceremonia për këtë risi revolucionare pritet të mbahet në nëntor të këtij viti në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalyon Holding dhe korporata e Koresë së Jugut, “Hanwha Q-Cells” fituan tenderin për projektin më të madh në Turqi për prodhim të energjisë diellore.

Konsorciumi është përgjegjës për ndërtimin e një impianti të prodhimit të paneleve diellore prej 500 megavat dhe një termocentrali me kapacitet 1.000 megavat.

“Në këtë kontekst, objekti i prodhimit të paneleve të energjisë diellore do të ndërtohet në zonën industriale të Ankarasë”, deklaroi për AA, kreu i Kalyon Holding, Murtaza Ata.

Ai tha më tej se pas ceremonisë zyrtare që do të mbahet në nëntor të këtij viti, do të fillojë faza e prodhimit, ndërkohë që produktet e para pritet të dalin në treg në fund të vitit 2018.

Në vitin e parë, objekti do të duhet të plotësojë 60 përqind të kapacitetit prodhues vendor, ndërsa kjo përqindje duhet të rritet në 70 përqind më pas.

“Ndonëse kapaciteti i objektit do të jetë fillimisht 500 megavat, kemi bërë planet për të rritur kapacitetin në 1.000 megavat”, tha Ata.

Do të punësohen 1.000 inxhinierë dhe staf teknik

Kreu i Kalyon Holding, Murtaza Ata, tha më tej se në objektin e integruar, i cili do të përfshijë prodhimin e ingot/faqeve, prodhimin e qelizave diellore dhe paneleve do të investohen 450 milionë dollarë.

Investimi në impiantin diellor prej 1.000 megavatësh kap shifrat prej afërsisht 1 miliard dollarë.

Murtaza Ata bëri të ditur se rreth 1000 inxhinierë dhe teknikë do të punësohen në fabrikë, së bashku me 100 inxhinierë tjerë në Qendrën për Kërkime dhe Zhvillim, për të shtuar se nga kushtet e tenderit ka qenë që 80 përqindëshi i inxhinierëve të jenë turq.

Fabrikë për të plotësuar nevojën për energjinë elektrike të 600 mijë familjeve

Konzorciumi Kalyon-Hanwha consortium fitoi ofertën e tenderit për ndërtimin e termocentralit diellor në Karapinar me një kosto prej 0.0699 dollarë për një kilovat orë. Çmimi i shitjes së energjisë elektrike do të jetë i vlefshëm në 15 vitet e ardhshme.

“Projekti diellor do të plotësojë nevojat energjitike të mbi 600 mijë familjeve”, tha më herët ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak.

Fabrika do të prodhojë 1.7 miliardë kilovat orë energji elektrike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit