Në deklaratën e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pasaportave të Arabisë Saudite, është theksuar deri më tani kanë humbur jetën 54 kandidatë për haxhinj të cilët kanë ardhur nga vendet e ndryshme për të kryer pelegrinazhin
RIJAD (AA) – Bëhet e ditur se deri më tani kanë humbur jetën 54 kandidatë për haxhninj të cilët kanë mbërritur në tokat e shenjta për të kryer pelegrinazhin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pasaportave të Arabisë Saudite, është theksuar deri më tani kanë humbur jetën 54 kandidatë për haxhinj të cilët kanë ardhur nga vendet e ndryshme për të kryer pelegrinazhin.
Në deklaratë u theksua se vdekjet kanë ndodhur për shkaqe si “temperatura të larta dhe mosha mesatare e lartë e kandidatëve të haxhinjve që kanë mbërritur në tokat e shenjta”.
Në njoftimin e mëparshëm të institucionit ishte bërë e ditur se kanë humbur jetën 31 kandidatë për haxhinj.
Mbi 728 mijë kandidatë për haxhinj në tokat e shenjta
Nga ana tjetër sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Pasaportave numri i kandidatëve për haxhinjë që kanë mbërritur në vend deri në dje ka arritur shifrën 728 mijë e 98.
Mësohet se 713 mijë e 656 prej këtyre duke e përdorur linjën ajrore, 13 mijë e 729 komunikacion tokësor ndërsa 713 nga deti. Gjithashtu u theksua se ka një rritje prej 18 për qind në krahasim me vitin e kaluar.