7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Egjipti pritet të njohë së shpejti Kosovën

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion të Këshillit Egjiptian për Çështje të Jashtme, të kryesuar nga ambasadori, Mohamed Ibrahim Mahmoud Shaker. Duke i uruar mirëseardhje delegacionit, kryekuvendari Krasniqi theksoi se Kosova me Egjiptin tashmë ka marrëdhënie shumë të mira, të cilat do të shënojnë progres të mëtejmë sidomos pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e këtij shteti.

Në këtë vështrim ai tha se Egjipti ka një rol të rëndësishëm në shtetet afrikane dhe përgjithësisht në botën islame, ndaj njohja nga Egjipti do të kishte ndikim të fuqishëm për njohje të reja edhe nga shtetet e tjera të Organizatës së Konferencës Islamike. Në vijim kreu i legjislativit të vendit i bëri një vështrim proceseve zhvillimore të Kosovës ,sidomos që nga shpallja e pavarësisë së saj, si dhe të njohjeve të deritashme të Kosovës nga 99 shtete të botës.

”Kosova prodhon stabilitet në gjithë rajonin, duke vendosur marrëdhënie shumë të mira me të gjitha shtetet fqinje, pos me Serbinë, megjithëse edhe me këtë shtet, kohëve të fundit shënohen ecuri pozitive, por këto nuk janë të lehta. Në këto procese ndikim të madh pozitiv ka edhe Brukseli. Neve na duhen më shumë njohje,sepse nga kjo varet edhe pranimi i Kosovës në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare”, tha kryekuvendari Krasniqi .

Udhëheqësi i delegacionit, ambasadori Mohamed Ibrahim Mahmoud Shaker shprehu kënaqësinë me gjendjen e gjithmbarshme në Kosovë, duke theksuar se vizitat e para pas Revolucionit të këtij këshilli të përbërë nga diplomatë të karrierës u bënë në Kosovë, ndërsa shprehu bindjen se vizita e ardhshme e këtij delegacioni në Kosovë do ta gjejë ambasadorin egjiptian këtu.

Duke folur në vijim për procesin e njohjeve nga shtetet e Organizatës së Konferencës Islamike, ai tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Egjiptit është çështje kohe.

”Do të ushtrojmë ndikim edhe më tutje për shtimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, do të bëjmë çmos të ndihmojmë Kosovën”, tha në përfundim të fjalës së tij, dr. Mohamed Ibrahim Mahmoud Shaker./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit