Një anije në të cilën ndodheshin 200 pjesëtarë të pakicës Rohingja është fundosur në perëndim të Birmanisë. Fundosja ka ndodhur gjatë tentimit për evakuim, shkaku i goditjes së një stuhie.
Anija e cila po transportonte 200 myslimanë Rohingja, pas evakuimit të detyruar nga stuhia, është fundosur në perëndim të Birmanisë. Njoftimi vjen nga zyrtarë të OKB-së.
Barbara Manzi, zyrtare e zyrës së OKB-së për bashkërendimin e çështjeve humanitare, ka thënë se shumë nga viktimat janë mbytur në rrëmujë e sipër dhe në përpjekje për t’i shpëtuar ciklonit Mahasen./koha/kohaislame