3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Përdhunoi të bijën për mbi 600 herë, tani po e pret dënimi deri në 12 mijë vite burgim (Video)

Më të lexuarat

Një baba “përbindësh” 36-vjeç nga Malajzia, është arrestuar për shkak të 646 aktakuzave që janë ngritur kundër tij për përdhunim, abuzim seksual dhe incest ndaj bijës së tij adoleshente.

Gjatë seancës, gjyqtarit i janë nevojitur plotë dy ditë që të lexojë të gjitha aktakuzat ndaj këtij burri të pashpirt, i cili kishte filluar të abuzoj me bijën e tij 15-vjeçe, pasi dy vite më parë ishte shkurorëzuar nga nëna e saj, transmeton Telegrafi.

Ai është akuzuar për mbi 600 raste të incestit, përdhunimit dhe abuzimit seksual që i kishte kryer gjatë periudhës gjashtëmujore, derisa viktima kishte jetuar me të.

“Nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat, ai mund të dënohet deri më 12 mijë vite burgim”, ka deklaruar për AFP, Aimi Sjazvani, zyrtar i gjykatës së Malajzisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit