Përfaqësuesi i zyrës së organizatës IHH në Hatay, Selim Tosun thotë se ata duam që të jenë afër banorëve në nevojë të Sirisë.
Kamionët me ndihma janë përgatitur në Reyhanli dhe Kilis. Ndihmat përbëhen kryesisht nga artikuj të nevojave themelore, si ujë i pijshem, pako higjienike, ushqim, batanije dhe miell.
Në Siri ndihmat kalojnë përmes pikave kufitare Cilvegozu dhe Oncupinar, sqaron Tosun, ndërsa shton se brenda shtatë muajve familjeve siriane u janë dorëzuar 2 260 kamionë me ndihma dhe se IHH-ja do ta vazhdojë edhe në të ardhmen aktivitetin bamirës ndaj sirianëve në nevojë.