-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdoan: Esadi e ka kaluar më kohën :Vijën e kuqe”

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, iu përgjigj pyetjeve të gazetares En Këri (Ann Curry) nga kanali televiziv amerikan NBC.

Ai bëri deklarata të rëndësishme mbi Sirinë përpara takimit që do të ketë me Presidentin Obama në datën 16 maj.

Kryeministri Erdoan tha se Presidenti i Sirisë e ka kaluar prej kohësh “vijën e kuqe”, regjmi i tij ka përdorur armë kimike dhe raketa.

Udhëheqja amerikane duhet të hedhë më shumë hapa dhe duhet të marrë më shumë përgjegjësi në këtë drejtim, cilësoi shefi i qeverisë turke.

Kryeministri Erdoan nënvizoi se disponojnë prova në lidhje me armët kimike që janë përdorur në Siri.

“Ne disponojmë mbetjet e rreth 200 raketave dhe jemi duke kuruar në Turqi sirianët që janë plagosur si pasojë e këtyre sulmeve” tha Erdoan në prononcimin për televizionin amerikan NBC, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se edhe opozita siriane mund të ketë përdorur armë kimike.

“Për momentin nuk kam arsye që ti besoj një gjëje të tillë. Para së gjithash, ku do të gjente opozitare këto lloj armësh? Kush do t’ua jepte atyre këto armë?”, tha Erdoan dhe shtoi: “Por në qoftë se këto pretendime janë të vërteta, atëherë ne jemi edhe kundër kësaj. Jemi kundër atij që i disponon këto lloj armësh”.

Kreu i qeverisë turke tha se Turqia nuk disponon prova lidhur me përdorimin e gazit Sarin në Siri.

Kurse pyetjes së gazetares se “A do ta mbështeste Turqia krijimin e një zone të ndaluar për fluturime?” Erdoan ju përgjigj me fjalët: “Ne kemi thënë Po që në fillim”.

Kryeministri Erdoan kritikoi ashpër edhe pretendimet se Turqia ka dhënë ndihma ushtarake për opozitarët.

Ai rikujtoi se Turqia ka siguruar një ndihmë me vlerë 1 miliardë dollarë për rreth 300 mijë sirianë të strehuar në Turqi.

Refugjatët që vijnë nga Siria arratisen nga presioni dhe tirania në vendin e tyre, ripohoi Erdoan duke shtuar se Turqia do të vazhdojë të ndjek politikën e saj të dyerve të hapura.

Kryeministri Erdoan u shpreh se ka dëgjuar që bashkëshortja dhe fëmijët e Kryetarit të Shtetit të Sirisë, Beshar al-Esad, janë larguar nga Siria. “Ajo që duhet të bëjë në këtë moment, është të braktisë Sirinë”, theksoi Erdoan./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit