Ka kaluar mbi 700 numri i të vdekurve nga shembja e fabrikës në Daka të Bangladeshit.
Autoritetet policore kanë thënë se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë sot trupa të rinj nga rrënojat e kompleksit.
Po sipas policisë, mbi 2,400 njerëz janë shpëtuar.
Katastrofa ka ndodhur më 24 prill. Ajo ka vënë presion mbi Dakan për të përmbushur standardet ndërkombëtare të punës.
Industria e tekstilit në Bangladesh sjell 79 për qind të të ardhurave nga eksporti.
Një tjetër incident në nëntorin e kaluar ka lënë 112 të vrarë, pasi një fabrikë në afërsi të kryeqytetit Daka është përfshirë nga zjarri. /bs/kohaislame