Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka pranuar se persona të caktuar nga partia në pushtet, PDK, po tentojnë ta bllokojnë reformën në shëndetësi. Mirëpo, sipas tij – ata persona dështuan.
“Neni 41 e ka vështirësuar reformën, por ajo nuk ndalet. Bëhet fjalë për dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese dhe bllokimin e tij”, ka thënë Agani në emisionin “Puls” të KTV-së.
Sipas Aganit gjendja në shëndetësi është drejt përmirësimit.
“Është miratuar ligji për shëndetësi , ligji për kontrollin e duhanit, ndërsa pritet ligji për sigurime shëndetësore dhe ligji për transplantimin e organeve”, ka thënë Agani, transmeton ORAinfo.
Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se reforma në shëndetësi ka dështuar pasi që, sipas tij, sistemin shëndetësor po e bojkoton PDK-ja.
Aliu me këtë rast i ka bërë thirre ministrit Agani që ta jep dorëheqja ngase “puna e këtij ministri po bllokohet nga PDK-ja”. /kohaislame