15.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

“Nuk mund të lejojmë shkeljet e Izraelit në Al-Aksa”

Më të lexuarat

XHAKARTË (AA) – Ministrja e Jashtme e Indonezisë Retno Marsudi kërkoi që të mos lejohet vazhdimi i shkeljeve të Izraelit në kompleksin Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

“I gjithë opinioni publik ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara duhet të bëjnë presion që Izraeli t’i japë fund këtij qëndrimi”, ka thënë Marsudi.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Indonezisë thuhet se ministrja Marsudi me ftesë të Turqisë ka marrë pjesë në mbledhjen në takimin në Stamboll të ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Al-Aksa.

Marsudi tha se për ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe qetësisë në rajon, duhet të sigurohet siguria ndërkombëtare në Al-Aksa.

Duke vënë në dukje se Izraeli në mënyrë të paligjshme shkel të drejtat e palestinezëve, Marsudi thotë se: “Nuk janë këto shkeljet e para të Izraelit kundër Al-Aksës. Nuk mund të lejojmë që Izraeli t’i vazhdojë shkeljet”.

Marsudi po ashtu kërkoi nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB që të organizojë një takim ku do të diskutohet qëndrimi i Izraelit kundër të drejtave të njeriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit