2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si ta instalojmë një Ruter “Wireless”

Më të lexuarat

 

  1. Lidheni shërbimin e Internetit përmes operatorit tuaj të preferuar. Para se të fillojmë shpaketimin dhe konfigurimin e ruterit wireless ne duhet që patjetër të jemi të lidhur me Internet.
  2. Gjeni lokacionin më të mire të mundshëm për ta montuar ruterin tuaj wireless. Preferohet  që kjo pajisje fizikisht të montohet në qendër  të lokacionit, në një vend ku nuk ka interferencë.
  3. Fikeni modemin.  Para se të vazhdojmë tutje ne duhet ta fikim modemin/ruterin e operatorit.
  4. Lidheni Ruterin tuaj wireless me modemin e provajderit.  Kyçeni një kabllo të llojit “ethernet” në portin WAN të ruterit tuaj dhe anën tjetër të tij kyçeni në modemin e provajderit.
  5. Lidheni kompjuterin tuaj me ruterin. Siguroni edhe një kabllo tjetër të llojit “ethernet” dhe lidheni atë me ndonjërin nga portet LAN të Wireless ruterit, ndërsa anën tjetër të kësaj kablloje lidheni me kompjuterin apo laptopin tuaj (kjo kabllo do të përdoret për konfigurimin e pajisjes, por nëse keni edhe ndonjë kompjuter të cilin dëshironi ta lidhni me kabllo atëherë mund ta shfrytëzoni të njëjtin kabllo dhe koncesion) .
  6. Ndizeni modemin , ruterin wireless dhe kompjuterin – Siguroheni që të gjitha këto pajisje janë ndezur me sukses.
  7. Hyni në ueb faqen për menaxhimin e ruterit wireless. Hapeni një faqe të re nga cilido shfletues internet (Internet Explorer, Google Chrome, Firefox etj…).  Pasi të keni hapur shfletuesin, tek pjesa e adresës shkruani IP adresën për menaxhim të pajisjes tuaj, që zakonisht është 192.168.1.1 por për t u siguruar më mire shikojeni fletushkën me udhëzimet për pajisjen e cila gjendet në paketimin e ruterit. Në të njëjtin manual mund të gjeni edhe informacionet për qasjen, siç janë username (emri i përdoruesit) dhe password(fjalëkalimi).
  8. Ndryshoni fjalëkalimin e administratorit dhe username-in nëse dëshironi.  Ky opsion zakonisht  gjendet nën menynë “administration”. Ju rekomandojmë që të aplikoni një fjalëkalim kompleks (që përmban shkronja, numra, dhe simbole ) si për shembull: am3bl!wifi .
  9. Aplikoni  sigurinë WPA2. Ky hap është tejet i rëndësishëm. Ju mund ta gjeni këtë opsion nën menynë “wireless scurity”. WPA2 bashkë me WPA-AES  janë dy prej protokolleve më të mirë të enkriptimit dhe shumica e pajisjeve që i blejmë kohëve të fundit i kanë të integruara këto të fundit.
  10. Ndryshoni emrin e wireless-it (SSID). Për ta bërë më të lehtë që ta identifikoni pikën kyqe wireless ju duhet që ta emëroni këtë të fundit. Për ta bërë një gjë të tillë ju duhet që të shkruani një fjalë/emër në pjesën e SSID (Service Set Identifier) si për shembull: ameble
  11. Opsionalisht: ndryshoni kanalin frekuencor. Nëse gjendeni në një zone ku ka shumë pika kyçëse Wireless atëherë preferohet që ta ndryshoni kanalin frekuencor të pajisjes në një kanal më pak të ngarkuar. Në këtë mënyrë mund të evitojmë interferencë në mes pajisjeve. Kanalet mes të cilave duhet të kërkoni janë: (1,6 apo 11).
  12. Mbaroni Instalimin. Pasi keni ndjekur dhe aplikuar të gjitha udhëzimet e dhëna më lart, sigurohuni që keni ruajtur konfigurimin përmes butonit “save” apo ”apply”. Nga ky moment konsiderojmë që instalimi i ruterit “wireless” ka mbaruar me sukses. Tani ju mund të mbyllni faqen e konfigurimit të pajisjes dhe ta çkyçni kabllon “ethernet” me të cilën keni konfiguruar pajisjen.
  13. Lidhuni me Wireless Ruterin dhe Testojeni lidhjen.  Tani, përmes pajisjes tuaj(laptop, tablete apo smartphone) filloni skanimin deri sa të shfaqet emir i wireless ruterit të cilin sapo e keni instaluar. Aplikoni fjalëkalimin të cilin e keni vendosur në ruterin wireless.
  14. Çfarë ju duhet për ta aplikuar këtë manual ?
  • Një Wireless Ruter
  • Pajisje me te cilën mund te lidheni ne Wireless si psh. Laptop, tablete apo smartphone
  • Kyçje aktive me te internetit përmes provajderit
  • 2 kabllo ethernet

|ameble|kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit