Parlamenti në Libi ka miratuar një ligj që ndalon zyrtarët e lartë të ish-qeverisë së Muamar Gadafit të punojnë në administratën e re.
Parlamenti miratoi ligjin të dielën pas disa ditë protestash nga anëtarët e milicisë, të cilët morën pjesë në kryengritjen e vitit 2011 që e rrëzoi Gadafin.
Ata ishin të zemëruar nga dështimi i parlamentit që ta miratojë më shpejt legjislacionin në fjalë.
Analistët thonë se ligji i ri mund të nënkuptojë shkarkimin e shumë prej liderëve aktualë të vendit.
Kryeministri Ali Zidan, ka shërbyer si diplomat nën qeverinë e Gadafit para se të dezertonte dhe t’i bashkohej opozitës në vitin 1980.
Analistët thonë se formulimi i ligji nuk sqaron nëse edhe ai mund të pengohet të drejtojë qeverinë./bs/kohaislame