-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Karakteri i muslimanit me Zotin e tij

Më të lexuarat

– Sinqeriteti në ibadet

Adhurimin t’ia drejtosh vetëm Allahut e jo dikujt tjetër, Allahu i Lartësuar ka thënë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij” (El Bejjine: 5)

– Largimi nga shirku dhe cdo gjë që të afron te ai.

– Dashuria ndaj të dashurve të Allahut dhe urrejta ndaj armiqëve të Tij.

– Të kesh parasysh mbikëqyerjen e Allahut, dhe ta bësh të ditur se Ai është me ne me dijen e Tij. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ai është me ju kudo që jeni” (El Hadid: 4)

– Largimi nga mëkatet sepse ato janë shkak për hidhërimin e Tij.

– Shpeshtimi i dhikrit. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ti përmende shumë Zotin tënd” (Ali Imran: 41) edhe i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, e ka përmendur Allahun në cdo kohë.

– Korrektësia në fenë e Allahut dhe përqëndrimi në të, moskthyerja mbrapsht sado që të shtohen fitnet (sprovat). Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar” (Hud: 112)

– Të mbështeturit në Allahun e Lartësuar. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe vetëm Allahut mbështetjuni nëse jeni besimtarë” (El Maide: 23)

– Durimi në kadanë dhe kaderin e Allahut. Allahu i lartësuar ka thënë: “Përballo me durim cdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga cështjet më të preferuara” (Llukman: 17)

– Pendimi dhe istigfari (kërkimi i faljes) i vazhdueshëm. Allahu i lartësuar ka thënë: “Pendohuni të gjithë te Allahu o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim” (En Nur: 31)

– Të kujdesurit ndaj farzeve . Në hadith kudsi thuhet: Nuk më afrohet robi im me asgjë më të dashur te Unë sesa me atë që ia kam bërë farz (obligim)” (Buhariu)

– Të nxituarit në bindjen ndaj Allahut. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj” (Ali Imran: 133)

– Të penduarit për mangësitë në bindjen ndaj Tij dhe për veprimin e mëkateve, dhe të vendosurit që mos të kthehesh më në mëkat.

– Dhënia përparësi e fjalës së Tij para fjalëve të njerëzve, dhe mosrefuzimi si shkak i mendimeve ose propozimit të dikujt tjetër. Allahu i Lartësuar ka thënë: “O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij” (El Huxhurat: 1)

– Të përgatiturit për takimin e Tij me vepra të mira. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe ruajuni një dite kur në të ktheheni tek Allahu” (El Bekare: 281)

– Mos heqja dorë nga dicka prej fesë për shkak të njerëzve.

– Pastrimi i Zemrës nga dashuria ose madhërimi i dikujt tjëtër përvec Allahut.

– Madhërimi i Librit të Tij dhe të vepruarit me të. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë e deotshmërisë së zemrës” (El Haxhxh: 32)

– Madhërimi i vendeve të cilat i ka madhëruar Allahu si: Mekka, Medina, xhamitë.

– Largimi nga mëkatet e vogla sepse janë rrugë për te mëkatet e mëdha.

– Urryerja e të ndaluarës dhe bidatit, sepse këtë e urren edhe Allahu.

Përktheu: Merita Rexha/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit