-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“I urryeri” Martin Shkreli shpallet fajtor për tri akuza nga gjykata amerikane, tani e pret burgu

Më të lexuarat

Shqiptari Martin Shkreli është shpallur sot fajtor për disa akuza për mashtrim dhe pret dënimin me burg. Pas pesë ditëve diskutime të gjata, anëtarët e jurisë e shpallën atë fajtor për tri akuza për mashtrim dhe të pafajshëm për pesë akuza të tjera.

Shkreli tani do të shkojë në burg, ndonëse ekspertët ligjorë thonë se ai ka gjasa të marrë shumë më pak se dënimi maksimal prej 20 vjetësh që do të merrte nëse do të shpallej fajtor për të teta akuzat akuzat. Vendimi për dënimin do të merret një ditë tjetër.

Pas verdiktit të jurisë, Shkreli tha se “kemi punë për të bërë”.

“Kjo është gjueti shtrigash me përmasa epike dhe ndoshta ata gjetën ndonjë fshesë”, tha ai para reporterëve.

“Kur i gënjen me vetëdije njerëzit për t’u marrë paratë, ky është krim”, ishin fjalët me të cilët prokurorja federale Jacquelyn Kasulis iu drejtua jurisë sot në pretencën e saj. “Pikërisht këtë gjë ka bërë Martin Shkreli. Ai i ka gënjyer investuesit e tij në mënyrë të përsëritur. Ai është burrë i zgjuar, e dinte se çfarë po bënte”.

Prokurorja e ka quajtur Shkrelin më herët si “mashtrues që ka vjedhur miliona”.

Me nofkën “Pharma Bro” dhënë nga media, Shkreli u bë i famshëm më 2015, kur, si administrator i Turing Pharmaceuticals, ai ngriti çmimin e një ilaçi që u jepet shpesh pacientëve të prekur nga HIV/AIDS me 5000 për qind. Kjo shkaktoi zemërim të madh dhe Shkrelit i vunë etiketën si “njeriu më i urryer në Amerikë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit