-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Grafite të reja, “Hashim Thaçi e Naim Tërnava do të vriten”

Më të lexuarat

Po vazhdon kërcënimi me afishe i kreut të shtetit dhe atij të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Është gurthemeli i Xhamisë Qendrore ai i cili sot është mbushur me mesazhe kërcënuese për Hashim Thaçin e Naim Tërnavën.

Në fotografitë që ka publikuar fillimisht portali Kosovainfo, është shkruar me ngjyrë të kuqe dhe të zezë se “Naim Ternava dhe Hashim Thaçi do të vriten. Avniu”.

Kujtojmë se mëngjesi i 1 gushtit kishte zbardhur me kërcënimet që ishin shkruar përmes grafiteve në murin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Në ato grafite ishte shkruar: “O Shpend Ahmeti, në Dardani, s’do të ketë Xhami Turke, do të ketë gjak. Do të vritesh o qen. Posht VV e Albin Talibani”.

“Vdekje Naim Tërnavës e Hashim Turkut, Avni Rrustemi Rrnoft”.

Policia e Kosovës ka njoftuar ditë më parë se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit