-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Aeroplani solar e filloi fluturimin 19 orësh

Më të lexuarat

Një aeroplan solar e ka nisur sot fluturimin nga Kalifornia, në kuadër të përpjekjes së parë për udhëtim nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aeroplani, i quajtur Solar Impulse, u ngrit nga një aeroport i përbashkët civil-ushtarak afër San Franciscos, dhe u nis për në qytetin Phenix në Arizona.

Pritet që ky udhëtim të zgjatë 19 orë, meqë aeroplani zhvillon fluturim me një shpejtësi më të vogël.

Pilotë dhe bashkëthemelues të projektit janë zviceranët Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg.

Si raporton Rel, parashihet që aeroplani solar, i cili në çdo ndalje e pret motin e përshtatshëm për fluturim, pas dy muajsh do ta përfundojë udhëtimin me aterrimin në pjesën lindore të SHBA-së, në New York./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit