Buhariu dhe Muslimi kanë nxjerrë nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se profeti alejhi selam ka thënë: “Kujt i diskutohet llogaria Ditën e Kiametit, ai dënohet.” Aishja thotë: “O i dërguari i Allahut! A nuk ka thënë Allahu i Lartësuar: ‘E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta, Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,’? Suretu Inshikak 7-8. Profeti alejhi selam i përgjigjet: “Nuk është kjo llogaria. Por, këtu (në këtë ajet) është për qëllim vetëm përmendja e gjynaheve. Kujt i diskutohet llogaria Ditën e Kiametit (llogaritet me imtësi), dënohet.”
Përgatiti: Erion Sula
13.11.2005