Ushtria e Lirë siriane, ka deklaruar se në frontin e luftës së regjimit sirian, janë shumë ushtarë të Hizbullahut dhe luftëtarë iranianë.
Sakaq, ish kreu i opozitës siriane Ahmed Khatib, i ka kërkuar publikisht sekretarit të përgjithshëm të Hizbullahut, Hasan Nasrallah, që të tërheqë të gjitha forcat e tij ushtarake në Siria, për të mos e kthyer konfliktin në sektar. Në një mesazh të publikuar në facebook, ai është shprehur se ndërhyrja e Hizbullahut në Siri, i ka kompleksuar gjërat. Unë personalisht kam shpresuar se duke u bazuar në influencën politike dhe sociale tuajën – Nasrallah -, si një faktor pozitiv për ndaljen e gjakderdhjes së popullit tonë në Siri. Prandaj, unë u kërkoj që ti tërhiqni forcat tuaja ushtarake nga i gjithë terreni sirian.”
Opozita siriane e ka parë prezencën e forcave të Hizbullahut në frontin e luftës si një shpallje lufte ndaj popullit sirian. Nga ana tjetër, Hizbullahu e konsideron regjimin e Bashar Asad si një aleat të ngushtë dhe se mbështetjen e tij në luftën kundër opozitës si një detyrë atdhetare, në mbrojtje të libanezëve që jetojnë në fshatrat sirianë.
Forcat opozitare siriane, kanë arrestuar shumë luftëtarë iranianë, të cilët përveç dokumenteve të tjera të identifikimit, mbanin me vete dhe nga një pasaportë, mbi të cilën shkruhej:”Pasaportë udhëtimi drejt xhenetit!” Janë pothuaj të njëjtat pasaportat që shpërndante më parë Khomeini për forcat iraniane që luftonin kundër Irakut, në luftën mes dy vendeve në vitet tetëdhjetë. /a.online/kohaislame