3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Osmani: Përse gënjen Enver Hoxhaj?

Më të lexuarat

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e quan ‘kolegun’ e tij nga PDK, (Ministrin e Punëve të Jashtme), Enver Hoxhaj, si kontrovers, mashtrues dhe gënjeshtar.

Deputetja Osmani e quan mashtrim të ditës, deklaratën e ministrit Enver Hoxhaj, i cili marrëveshjen e normalizimit, e ka quajtur njohje të Kosovës nga ana e Serbisë. Ajo këtë vlerësim e publikoi sot në rrjetin e vet social facebook, duke demantuar deklaratat e Hoxhajt rreth marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjeve të reja për Kosovën.

Kontrastet: “Serbia njohu edhe de jure Kosovën” Enver Hoxha – Ministër i Punëve te Jashtme. “Serbia nuk e njohu Kosovën me marrëveshje” Michael Kirby – Ambasador i ShBA-se ne Beograd. “Serbia për momentin në asnjë mënyrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës” Ian Cliff – Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Koment: “Vërehet se Ministri i Jashtëm i Kosovës nuk ka njohuri bazike se çka përbën, dhe çka jo, njohje nga një shtet. Si duket ka edhe njohje që i kanë ardhur së fundmi Kosovës, të cilat janë cilësuar si të tilla pa qenë fare njohje. Këto deklarime janë turp për diplomacinë Kosovare. Në vend se të merret me tenderët e inventarit në Ministrinë e tij dhe shkarkimet e paligjshme të stafit civil dhe emërimet e ‘jaraneve’ dhe militanteve partiak të PDK-se në postet kryesore në Ministri, do të ishte mirë që ky lloj Ministri të merret më shumë me politikën e jashtme të Republikës se Kosovës”, përfundon znj. Osmani.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit