4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

SIRIA HUMB 3 MILIARDË DOLLARË PËR SHKAK TË SANKSIONEVE NDAJ NAFTËS

Më të lexuarat

“Sektori i naftës ka pësuar humbje të konsiderueshme për shkak të sanksioneve, pasi Siria ka ulur prodhimin e saj”, deklaroi ministri sirian i naftës.

Siria ka pësuar rreth tre miliardë dollarë humbje për shkak të sanksioneve evropiane dhe amerikane në sektorin e saj të naftës, bëri të ditur Ministri sirian i Naftës, Sufian Allau në një komunikatë.

“Sektori i naftës ka pësuar humbje të konsiderueshme për shkak të sanksioneve, pasi Siria ka ulur prodhimin e saj”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se reduktimi i prodhimit kishte arritur rreth 35 milionë fuçi duke shkaktuar një mungesë prej tre miliardë dollarësh, që nga muaji prill i vitit 2011, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kishin lëshuar sanksionet e tyre të para ekonomike.

Minsitri Allau theksoi përpjekjet nga ministria e tij për të vazhduar aktivitetet eksploruese dhe të prodhimit, duke pasur besim tashmë tek teknikët e lartë të vendit për të siguruar nevojat për gaz dhe për prodhime të tjera të naftës./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit