-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Jerusalem – Palestinezët dynden drejt Xhamisë Al-Aksa pas hapjes së portave

Më të lexuarat

Me dhjetëra mijëra persona u dyndën drejt Hama al-Sharifit për të falur namazet pas hapjes së portave.

Pas reagimeve intensive të palestinezëve dje u hapën të gjitha portat e Xhamisë Al-Aksa dhe dhjetëra mijëra persona u dyndën drejt Haram al-Sharifit.

Policia izraelite më 14 korrik në Xhaminë Al-Aksa ka vrarë 3 palestinezë me pretekst se kanë kryer sulm të armatosur.

Ndërkaq dy policë izraelit të plagosur në këtë ngjarje kanë vdekur në spital.

Forcat izraelite pas kësaj ngjarjeje mbyllën Xhaminë Al-Aksa, ndërsa më 16 korrik hapën dy portat e Haram al-Sharifit, por në porta vendosën detektorë të metalit.

Ndërkohë që palestinezët prej ditës së vendosjes së detektorëve në fjalë mblidheshin para portave të Xhamisë Al-Aksa dhe këtu falnin namazet, ata shpesh ishin të ekspozuar ndaj ndërhyrjes së ashpër të policisë izraelite.

Pas vendimit të marr nga kabineti izraelit i sigurisë, më 25 korrik detektorët e metalit janë hequr nga portat e Xhamisë Al-Aksa.

Ndërkaq policia izraelite në vendbanimin Yafa të Tel-Avivit vranë një palestinez shtetas izraelit me pretendim se nuk iu bind paralajmërimit për tu ndalur.

Në deklaratën me shkrim të publikuar nga policia izraelite thuhet se 20-vjeçari palestinez, qytetar izraelit, i plagosur rëndë me armë zjarri në ngjarjen që u jetua në orët e hershme të mëngjesit, ka vdekur në spital ku ishte dërguar për kurim.

Në këtë deklaratë, ku nuk u dhanë të dhënat mbi identitetin e palestinezit të vrarë, bëhet e ditur se në Yafa po jetohen trazira dhe se forcat e sigurisë ende ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa thuhet se kanë filluar hetimet për zbardhjen e rastit.

Qytetarët arab, pas vrasjes së të riut palestinez, organizuan protesta.

Forcat izraelite të sigurisë, të cilat morën masa të gjera të sigurisë, kanë mbyllur për qarkullin një numër të madh të rrugëve në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit