-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Zimmermann: Derisa ndërkombëtarët nuk thonë “mjaft”, dhuna izraelite nuk ndalet

Më të lexuarat

“Në qoftë se heshtim për dhunën do të jemi dëshmitarë të zhdukjes së një kombi”, u shpreh Zimmermann Sonja, kryetare e qenrës docP me seli në Holande

LEIDEN (AA) – Abdullah Aşıran

Kryetarja e Qendrës për Përkujdesje dhe Hulumtime rreth Palestinës (docP), Sonja Zimmermann, lidhur me zhvillimet e fundit në Jerusalem tha se dhuna do të ndalet atëherë kur bashkësia ndërkombëtare do t’i thotë “mjaft” Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zimmermann, e cila ndodhet në krye të qendrës me seli në Holandë, në një bashkëbisedim me gazetarin e AA-së ka folur për zhvillimet e fundit në Jerusalem dhe “intervenimin” e policisë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa.

Ajo tha se ndjehet shumë keq për mbylljen e xhamisë Al-Aksa dhe zhvillimet tjera të cilat e shoqëruan atë.

“Për vite të tëra Izraeli zbaton kufizime dhe ndalesa rreth xhamisë Al-Aksa. Gjithashtu për vite të tëra Izraeli vendos ushtarët rreth xhamisë me çka dëshiron të demonstroj se atje sundon Izraeli dhe se fjala e tij është e fundit. Ky shtet për vite të tëra zhvillon një politikë agresive mbi popullin palestinez”, tha ajo.

Zimmermann nënvizoi se në përpjekjet për të zgjeruar praninë e vet, Izraeli po ecën drejt vendosjes së një hegjemonie në territorin palestinez.

“Me bllokimin e xhamisë, me gërmimet në Al-Aksa dhe me ndërtimet e paligjshme të vendbanimeve, ai përjashton palestinezët duke synuar realizim e objektivave të veta. Të gjitha këto aktivitete e kanë kuptimin e një okupimi akoma më agresiv”, tha Zimmerman.

Duke vënë në dukje se organizatat ndërkombëtare të tilla si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) nuk kanë bërë mjaft për të ndalur Izraelin, ajo shtoi: “OKB miraton vendim për një vendim kundër Izraelit, por Izraeli nuk e pranon dhe akuzon OKB-në për antisemitizëm. Nëse anëtaret e OKB-së nuk përkrahin këto vendime dhe nuk luftojnë për të njëjtat, atëherë OKB-së i mbetet vetëm dërgimi i ndihmave humanitare. Përderisa bashkësia ndërkombëtare nuk thotë ‘mjaft’, dhuna izraelite nuk do të ndalet”, tha ajo.

Ajo theksoi se përmes qendrës së tyre tentojnë të ushtrojnë presion për bojkotimin e kompanive izraelite dhe t’i vendosen sanksione vendit. Siç vuri në dukje, qëllimi është që sa më shumë njerëz të kuptojnë faktin se e gjithë kjo që po ndodh ësjhtë e gabuar dhe se po shkelen të drejtat e popullit palestinez.

“Në qoftë se heshtim për dhunën do të jemi dëshmitarë të zhdukjes së një kombi”, u shpreh Zimmermann.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit