-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rasti Sekiraqa, shtyhet seanca dëgjimore

Më të lexuarat

Para Trupit Gjykues është paraqitur edhe Enver Sekiraqa, por seanca dëgjimore u shty për shkak se mungonte i pandehuri Ilir Avdullahu.

Të pranishëm ishin të gjithë të pandehurit tjerë Enver Sekiraqa, Naim Sekiraqa, Salih Sekiraqa dhe Rahim Avdullahu. Gjykatësi konstatoi se të pandehurit ftesa nuk i kishte shkuar.

Për këtë gjykatësi morri aktvendim me të cilin e shtyri seancën për një afat të pacaktuar derisa të merrte një konfirmim nga policia se ku gjendet i pandehuri Ilir Avdullahu, transmeton KTV.

Enver Sekiraqa nga burgu i Dubravës është sjellë nën masa të mëdha sigurie dhe po nën të njëjta masa është larguar nga Gjykata. Në tetor të vitit të kaluar, ai ishte vetëdorëzuar në EULEX, pasi kërkohej si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Sekiraqa është në vuajte të dënimin prej dy vjetësh burg edhe për veprën penale të kërcënimit dhe pengimit të personave zyrtarë gjatë përmbushjes së detyrës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit