1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sekreti për rroba të pastra

Më të lexuarat

Që të gjithë e dimë se ushqimi me yndyrë dhe sidomos vera lënë njolla të vështira në rrobat e bardha.

Çfarë është edhe më e rëndësishme është se edhe detergjentet më të shtrenjtë dhe pastruesit mund të mos i heqin këto njolla. Pra çfarë ka mbetur për t’u bërë? Ka disa mënyra që mund të bëni për të hequr këto njolla me lehtësi.

Sodë buke

Përgatisni një përzierje me 1 filxhan çaji sodë buke dhe 4 litra ujë dhe zhytini rrobat në të. Pak minuta më vonë ju do të shikoni rezultatet. Lajini më pas si zakonisht.

Uthull dhe limon

Një përzierje akoma më efikase më madhështore për pastrimin e rrobave është edhe kjo përzierje. Ju duhet vetëm të shtoni 1 lugë gjelle uthull dhe 1 lugë gjelle lëng limoni te pastruesi juaji i zakonshëm dhe pastaj të lani rrobat, shkruan shije.al. Kjo përzierje është shumë efikase në largimin e njollave edhe pse ajo ka një erë të fortë.

Aspirinë

Merrni një enë me ujë dhe shtoni 6 aspirina të grimcuara në të dhe pastaj zhysni rrobat në përzierje për rreth gjysmë ore. Pas kësaj lani rrobat me detergjentin tuaj të zakonshëm, dhe ato do të jenë pa asnjë njollë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit