3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Davatllogu: Në dy muajt e fundit nga Damasku në Halep janë hedhur 205 Raketa Scud

Më të lexuarat

Davutollu në një program televiziv të një kanali privat bëri deklarata në lidhje me Sirinë.

Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutollu deklaroi se në këto dy muajt e fundit nga Damasku në Halep janë hedhur 205 raketa Scud dhe se tani ka ardhur koha që të vihet në veprim në lidhje me krimet e luftës.

Davutollu në një program televiziv të një kanali privat bëri deklarata në lidhje me Sirinë.

Duke e vlerësuar situatën e fundit në Siri, Davutollu tha se pas çdo raketës Scud të hedhur në Siri shkatërrohet një lagje dhe kjo cilësohet si “krim lufte”.

“Tani ka ardhur koha që të vihet në veprim ndaj krimeve të luftës. Duhet të jepet llogari për këtë. Askush nuk mund të thotë se kjo nuk është krim lufte”, deklaroi Davutollu.

Duke e bërë të ditur se në mbledhjen e “Ministrave të Jashtëm të Grupit të Miqve të Popullit të Sirisë” do të bisedohet në lidhje me “Gjetjen dhe zbatimin e mënyrës më efikase për të parandaluar dhunën në Siri”, Davutollu tha: “Vazhdon përkrahja me armatim ndaj regjimit. Injorohen masakrat e sirianëve. Në këtë rast duhet të merret një qëndrim të prerë dhe të vendosur dhe ti dërgohet një mesazh udhëheqjes së Sirisë”.

Davutollu iu drejtua edhe rretheve, të cilat dëshirojnë që qëndrimin e Esadit në krye të vendit ta tregojnë si një sukses, duke thënë se “Ne nuk do të lejojmë dhunën. Ata të cilët lejojnë që kjo dhunë të vazhdoj, që shprehin kënaqësinë nga qëndrimi i Esadit në krye, fillimisht duhet të shpëtojnë nga ky turp”.

Ministri gjithashtu tha ata të cilët mendojnë se Turqia ka mbetur e vetmuar në çështjen e Sirisë gabojnë dhe vijoi me këto fjalë: “Edhe nëse kemi mbetur të vetmuar ne në emër të drejtësisë, të drejtës e flasim të vërtetën dhe bëjmë atë që është e drejtë”/trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit