0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Jelek elektronik për të verbrit

Më të lexuarat

Inxhinieri elektronik nga Konya, Ali Bashpënar (Ali Başpınar) ka prodhuar një jelek elektronik, që u lehtëson jetesën personave me aftësi të kufizuara në shikim.

“Kur i verbri përballet me një pengesë të çfarëdoshme, jeleku e paralajmëron atë përmes dridhjes. Jeleku bashkë me të gjithë sistemin peshon rreth 500 gram dhe nuk ju shqetëson aspak kur e përdorni”, sqaron Bashpënar, i cili punën e tij e ka përqendruar në lehtësimin e jetesës për personat me aftësi të kufizuara.

“Aparati që kemi prodhuar ne përbëhet nga një jelek dhe një palë syze. Në pjesën e pasme të jelekut prej lini janë montuar 240 motorë të vegjël që prodhojnë dridhje dhe që aktivizohen me sinjalin që marrin nga kamerat e vendosura në syze. Pamja e përfituar nga kamerat e syzeve përpunohet në mini-kompjuterin që gjendet në jelek dhe përllogaritet distanca e objekteve që mund ti dalin përpara të verbrit. Pamja e përpunuar në kompjuterin e vogël aktivizon motorët që prodhojnë dridhje duke paralajmëruar kështu personin me aftësi të kufizuara”, thotë inxhinieri turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit