3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Rigjykimi i Hosni Mubarak më 11 maj

Më të lexuarat

Rigjykimi i ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak për rolin e tij në vrasjen e protestuesve që e përmbysën regjimin e tij, pritet të filloj më 11 maj,

Ky proces gjyqësor, është dashur të nis të shtunën e kaluar, por dështoi pasi gjyqtari kryesor u largua nga rasti.

Data e re është shpallur të mërkurën nga Gjykata e Apelit të Kajros.

Ditë më parë, një gjykatë egjiptiane urdhëroi lirimin e Hosni Mubarak deri në rigjykim, pasi afati ligjor për mbajtjen e tij në paraburgim-që në Egjipt është 24 muaj-ka skaduar.

Megjithatë me ndryshimin e akuzave, është arritur që ai të mbahet në paraburgim.

Gjatë gjykimit të tij, në muaji qershor të vitit të shkuar, Mubarak është dënuar me burgim të përjetshëm për mos ndalimin e vrasjes së qindra civilëve gjatë protestës që çuan në përmbysjen e tij në vitin 2011.

Mirëpo në janar të këtij viti, rasti i tij është çuar në rigjykim./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit