Me të mbërritur në Kuvajt, në Pallatin Dar Salwa Erdoğan zhvilloi një takim me emirin, Sheikh Sabah al-Ahmad al-Sabah, i cili zgjati një orë
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan vazhdoi turneun e tij të Gjirit me vizitën në Kuvajt, pasi paraprakisht u largua të dielën nga qyteti saudit i Xhedës, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan mbërriti në Kuvajt të dielën vonë pasi më herët në në Arabinë Saudite mbajti takime të ndara me mbretin Salman bin Abdul Aziz Al-Saud dhe princin e kurorës Mohammed bin Salman al-Saud në Arabinë Saudite.
Me të mbërritur në Kuvajt, në Pallatin Dar Salwa Erdogan zhvilloi një takim me emirin, Sheikh Sabah al-Ahmad al-Sabah, i cili zgjati një orë.
Në turnin e tij të Gjirit, Erdoğan shoqërohet nga një delegacion me figura të larta qeveritare, në mesin e të cilëve edhe ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ministri për Energji dhe Resurse Natyrore, Berat Albayrak, dhe një sërë ministrash tjerë qëveritarë.
Pasi të vizitojë Kuvajtin, presidenti i Turqisë do të përfundojë turneun e tij në shtetet e Gjirit me vizitën në Katar.
Të dielën në Stamboll, Erdoğan, deklaroi së për Turqinë është e gabuar secila krizë mes vëllezërve të saj të Gjirit, pavarësisht për natyrën e problemit, dhe se është shumë i zemëruar për situatën aktuale në atë rajon, për të shtuar se përkrah nismën e Kuvajtit për zgjidhje të problemit.
Kriza e Gjirit u përshkallëzua më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ndërprenë marrëdhëniet dhe bllokuan Katarin për akuza të pretenduara se mbështet terrorizmin, të cilat autoritetet në Doha i kanë mohuar dhe bllokadën e shohin si një shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare.