Organizata për Bashkëpunim Islamik (OBI) në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite ka mbajtur një takim ku është shqyrtuar dhuna e fundit izraelite mbi xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar pas takimit, OBI shpreh kundërshtimin me mbylljen izraelite të vendit të shenjtë, si dhe instalimet e detektorëve të metalit në hyrjet e xhamisë.
“Izraeli, si një forcë pushtuese, nuk ka asnjë autoritet ligjor në Jerusalem, si dhe në vendet islamike dhe të krishtere (në qytet)”, thuhet në kumtesë.