“Në Universitetin Islamik të Medinës krijohen ushtar që do ta përhapin ideologjinë vehabiste” – këto janë fjalët e Myftiut të Maqedonisë Sulejman Rexhepi para një kohe në një televizion në Maqedoni. Por si duket, pasi dikush i ka përkthyer fjalët e tij në gjuhën arabe, çështja është bërë serioze.
https://www.youtube.com/watch?v=NCH_eSN2N6I
Ai në deklaratën e tij të re rreth haxhit ka folur plot fjalë miradije për Mbretin Selman të Arabisë Saudite. Si duket ai është “penduar” pas atyre fjalëve të rënda kur foli për atë vend, që sipas tij shpërndan ideologji vehabiste.
Por kjo kontradiktë mes deklaratave brenda muajit, si duket është pasi Arabia Saudite ka vënë sanksione ndaj organizimit të Haxhit nga ana e BFI-së, që sipas fjalëve që qarkullojnë për viza të Haxhit ata marrin 450 Euro ndërsa vizat janë falas për haxhinjët. E më rënda organizatorët, këto i bëjnë pa kupon fiskal.
Kjo është një kontradiktë e madhe, që BFI duhet të zgjedh Arabia Saudite a është mirë apo e keqe?