Liga Arabe akuzoi Izraelin se “po luan me zjarrin”, me masat e reja të sigurisë në një vend të shenjtë i cili është kaq i ndjeshëm, si ky në Jerusalem.
“Jeruzalemi është vija e kuqe”, tha në një deklaratë shefi i saj Ahmed Abul Gheit, duke shtuar se “asnjë arab apo musliman nuk do të pranojë çfarëdo shkelje” kundër vendeve të shenjta të qytetit.
Përleshjet vdekjeprurëse kanë tronditur Jerusalemin që nga momenti kur autoritetet izraelite kanë instaluar detektorë metalikë në hyrje të kompleksit Haram Al-Sharif, të njohur si nga hebrenjtë si Mali i Tempullit, pas një sulmi më 14 korrik ku u vranë dy policë.
Palestinezët e shohin masën si një përpjekje izraelite për të ushtruar kontroll të mëtejshëm mbi këtë zonë që njihet si vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe vendin më të respektuar në judaizëm.
Abul Gheit akuzoi qeverinë e Izraelit për “aventurizëm” dhe tha se lëvizjet e saj mund të shkaktojnë një “krizë me botën arabe dhe muslimane”.
Kompleksi, i cili përfshin xhaminë e respektuar Al-Aqsa dhe Kupolën e Shkëmbit, ka qenë pikë qendrore e tensioneve midis izraelitëve dhe palestinezëve për dekada të tëra. /tesheshi.com/