-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Siri: Arrin në 78 persona bilanci i të vdekurve ndër të cilët 16 fëmijë

Më të lexuarat

Arrin në të paktën 78 bilanci i të vdekurve dhe në qindra numri i të plagosurve si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve të trupave qeveritare në rajone të ndryshme në Siri, njoftuan burime nga Komitetet Lokale Anti-regjim.

Po të njëjtat burime theksuan se në radhët e të vdekurve rezultonin edhe 16 fëmijë, pjesa më e madhe e të cilëve, më saktë 10 prej tyre, kanë mbetur të vdekur nga bombardimet ajrore të trupave të regjimit sirian në lagjen Qabun, në Damask.

Komitetet Lcc bënë publike edhe emrat e fëmijëve të cilët mbetën të vdekur si pasojë e sulmeve dhe moshën e tyre përkatëse, ku më i madhi në moshë ishte 10 vjeç, ndërsa më i vogli 1 vjeç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit