0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Yıldırım: I papranueshëm kufizimi i qasjes në Al-Aksa për muslimanët

Më të lexuarat

“Ne i takojmë civilizimit i cili diversitetin e kupton si pasuri, e nuk bën diskriminim në bazë të besimit, gjuhës ose racës”, porositi Yıldırım

ANKARA (AA) – Kryeministri i Republikës së Turqisë Binali Yıldırım tha se është absolutisht i papranueshëm çfarëdo kufizimi kur është në pyetje qasja e muslimanëve në kompleksin Al-Aksa në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Yildirim përmes urdhërit zyrtar të qeverisë turke në rrjetin social Twitter porositi se Turqia pret nga autoritetet e Izraelit të respektojnë ndjeshmërinë e çështjes së kompleksit Al-Aksa për botën muslimane dhe sa më parë të heq dorë nga hapat e gabuar.

Kryeministri turk po ashtu tha se janë të gabuara edhe sulmet e objekteve fetare hebreje, duke porositur se bashkëjetesa shumëshekullore me hebrenjtë është një nga segmentet më të rëndësishme të pasurisë shoqërore të Turqisë.

“Ne i takojmë civilizimit i cili diversitetin e kupton si pasuri, e nuk bën diskriminim në bazë të besimit, gjuhës ose racës. Andaj të gabuara i konsiderojmë sulmet e objekteve fetare hebreje dhe u bëjmë thirrje qytetarëve për racionalitet dhe përmbajtje”, tha Yıldırım.

Duke u përqendruar në luftën kundër terrorizmit në Turqi dhe rajon, Yıldırım përsëriti qëndrimin e Turqisë se terrorizmit është kërcënim për paqen dhe sigurinë globale.

“Terrorizmi nuk njeh fe, gjuhë, as racë. Edhe njëherë fuqishëm dënojmë terrorizmin”, theksoi Yıldırım.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit