Një i ri nga Istogu është bërë protagonist i një ngjarje që ka mundur shumë lehtë të jetë me pasoja fatale.
Armend Bicaj ka rrezikuar jetën e tij kur papritmas në burimin e Vrellës ka dëgjuar një zë të trishtueshëm kur po kalonte andej pari.
Në kohën kur kishte të reshura të mëdha të shiut, në burimin e Vrellës papritmas kishte rënë në uji një vajzë 6 vjeçare, e cila ishte e shoqëruar me një vajzë tjetër 14 vjeçare.
Vajzën 6 vjeçare e kishte rrëmbyer uji i madh i burimit duke e rrokullisur dhe humbur për disa momente.
Armendi duke e parë se fëmija po luftonte me jetën, rrezikoj edhe jetën e tij duke u futur në burim për të nxjerrur vajzën e vogël. Vajza e rrokullisur 300 metra nën burim, u kap pas sfidave dhe rreziqeve të mëdha.
“Vendosa me rreziku jetën time.
E pashë se shoqëruesja e saj nuk kishte mundësi të ndihmonte dhe unë nuk mundja të shikoj një fëmijë duke humbur jetën. Vendosa që të rrezikoj jetën time.
U futa në ujin e madh, uji i cili lehtë mund të më rrëmbente për të mi humbur gjurmët. Vrapova në ujin e rrëmvyeshëm diku 300 metra. Në momentin e fundit e kapa vajzën dhe e ngrita përpjetë. Unë mendova se ajo kishte vdekur, por më vonë e kuptova se ishte e gjallë” deklaron Armend Bicaj.kohaislame