-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Maqedonët me strategji akademike për shtimin e popullsisë!

Më të lexuarat

Universiteti “Cirili dhe Metodi” ka përfunduar së hartuari Strategjinë Kombëtare për Shtimin Natyror.
Dokumenti do t’i dorëzohet deri në fund të javës Qeverisë, e cila duhet ta shqyrtojë dhe të vendosë më pas nëse do ta shndërrojë në masa institucionale. Dokumenti është hartuar nga gjithsej tetë ekspertë dhe profesorë, të cilët kanë punuar për katër muaj pareshtur.

Ata kanë propozuar një mori masash dhe rekomandimesh për zgjidhjen e problemit të shtimit natyror, i cili është në rënie serioze. Strategjia bazohet në tre elementë: numri, shtimi dhe shpërndarja e popullsisë, lëvizjet natyrore dhe mekanike, si dhe familja, numri dhe amvisëritë, transmeton Zhurnal.

Rektori Velimir Stojkovski ka thënë se hëpërhë nuk mund të zbulohen më shumë detaje dhe se fjala e fundit nëse kjo Strategji do të kalojë në vepër, do të jetë e Qeverisë. Një pjesë e Strategjisë thuhet se ka të bëjë edhe me migrimin fshat-qytet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit