Anija e madhe ruse e desantit “Aleksandër Shabalin” e Flotës së Balltikut doli nga porti i Novorossijskut dhe po lundron drejt Sirisë me ngarkesë në bord për pikën ruse të logjistikës, njoftoi Departamenti i Shtypit dhe Informacionit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
“Pas kalimit nëpër ngushticat e Detit të Zi anija e madhe e desantit “Aleksandër Shabalin” do të ndjekë kursin në drejtim të portit sirian të Tartusit”, thuhet në njoftimin e së premtes të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Më 17 prill anija do të largohet nga Tartusi dhe do të vazhdojë zbatimin e detyrave në përbërje të grupit të flotës ruse në Detin Mesdhe.