Shkon zëdhënësi rrugës duke thirrur:
“Kush dëshiron të martohet, ne do ta martojmë!
Kush dëshiron të ndërtojë shtëpi, ne shtëpinë e tij do t’ja ndërtojmë!
Kush ka borxhe, ne borxhet e tij do t’ja paguajmë!
Kush dëshiron ta kryejë haxhin ose umren, ne atje do ta çojmë!”
Këto deklarata nuk janë thënë në kohën tonë, në kohën e prosperitetit evropian, as në vendet e pasura me naftë!?
Këto deklarata i ka thënë sundimtari i njohur, i cili ka kaluar nga kjo botë me vetëm 40 vjet.
Erdhën te halifi Omer bin Abdulazizi me zekatin e mbledhur, dhe ai ju tha:
„Ndajeni të varfërve!“
Ata u përgjigjën: „Në ummetin islam më nuk ka të varfër!“
Ai ju tha: „Përgatitni ushtritë me të!“
Ata u përgjigjën: „Ushtritë e Islamit po luftojnë në mbarë botën!“
Ai ju tha: „Martoni të pamartuarit!“
Ata u përgjigjën: „Kush ka dashur është martuar, por ka mbetur ende pasuri!“
Ai ju tha: „Paguani borxhin e borxhlinjëve!“
Ata u përgjigjen: „Ne i paguam borxhet e të gjithë borxhlinjëve, por kanë mbetur ende para!“
Ai ju tha: „Shikoni kush ka borxhe nga hebrenjtë dhe të krishterët, dhe paguani edhe borxhet e tyre!“
Ata u përgjigjen: „Janë paguar edhe borxhet e tyre, por ka mbetur ende pasuri!“
Ai ju tha: „Jepni dijetarëve!“ Ata ju dhanë njerëzve të ditur, por ka mbetur ende pasuri!
Ai ju tha: „Blini me to grurë dhe shpërndajeni mbi majat e kodrave, QË ASKUSH MOS TË MUND TË THOTË SE ZOGJTË JANË TË URITUR NË VENDET MUSLIMANE!“
Ne ishim një ummet i madh, kurse sot po e vrasim njëri-tjetrin!
Zoti ynë, na shpëto nga kjo situatë në të cilën gjendemi!
Vëllezërit e Jusufit a.s., kur patën dobi nga babai, i thanë: vëllai ynë (ehana), ndërsa kur ata nuk patën dobi thanë: biri yt (ibnuke).
Sot, ndryshon diskursi i shumicës kur ndryshon interesi.
Kur sëmuret dikush që e duam, themi sprovë, ndërsa kur sëmuret dikush që nuk e duam, themi dënim.
Kur ndonjë vështirësi i bie dikujt që na pëlqen themi: sepse ai është i mirë, ndërsa kur i bie ndonjë vështirësi dikujt që nuk na pëlqen themi: sepse ju ka bërë zullum të tjerëve!
Prandaj, le të kemi kujdes, atë që ka përcaktuar Allahu, mos ta vlerësojmë sipas gjykimit tonë!
Ne të gjithë i kemi gabimet tona. Po mos të ishte mbulesa me të cilë Allahu na i mbulon gabimet tona, qafat tona do të përkuleshin nga turpi i fuqishëm …! Dr. Zuhdija Adiloviq; Akos.ba;
Përshtati: Miftar Ajdini