-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rusia do të ndërtojë flotën lumore në Venezuelë

Më të lexuarat

Rusia dhe Venezuela po shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të disa anijeve të vogla cisterna dhe motoskafëve në një kantier të ri në zonën e lumit Orinoco, deklaroi Kreu i Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë të Rusisë, Denis Manturov. “Pas 2.5 vite studimesh të faktit se çfarë anijesh duhet të ndërtohen, u bë e qartë se nevojiten çisterna të vogla dhe një gamë e tërë motoskafësh”, tha ai në një intervistë për televizionin rus.

Në vitin 2009 “Korporata e bashkuar ruse e ndërtimit të anijeve” ra dakord për bashkëpunim me firmën e Venezuelës “PDVSA Naval” (Caracas), duke dërguar specialistët e vet në Venezuelë për diskutimin e projektit të ndërtimit të një kantieri në lumin Orinoco.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit