3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kthejnë €62,000 që gjetën në tren

Më të lexuarat

Dy adoleshentë norvegjezë kanë kthyer afro 62 mijë euro të cilat i kanë gjetur gjatë udhëtimit të tyre me tren.

Policia norvegjeze shpjegon se dy të rinjtë gjetën “thesarin” të enjten në një çantë që ishte harruar në karrigen e trenit, gjatë udhëtimit të tyre për në Osllo.

Njëri prej djelmoshave që ka gjet çantën i ka thënë medieve lokale se gjëja e parë që kanë parë kur kanë hapur çantën ishin “qindra banknota”, dhe se menjëherë kanë thirr policinë për të raportuar gjetjen.

Pasi kanë shikuar më thellë në çantë, adoleshentët kanë parë pasaportën e pronarit, që doli të jetë një burrë 70 vjeçar, i cili pritet të merr paratë e tij nga forcat e rendit.

Policia thotë se nuk dyshojnë në ndonjë krim për shkak të sasisë së madhe të parave, dhe se nuk kanë informacione nëse i moshuari i ka shpërblyer apo jo fëmijët për sinqeritetin e tyre.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit