-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Arrestohen katër persona për kontrbandë me armë

Më të lexuarat

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas një hetimi disamujor ka bërë arrestimin e katër personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale kontrabandim me armë.

Hetimet policore kishin të bënin me veprimtari kriminale të një grupi i cili merrej me kontrabandim të armëve.

Operacioni policor i koduar “Bunkeri” është realizuar në gjashtë lokacione të ndryshme në rajonin e Gjilanit, ka rezultuar me arrestimin e katër të dyshuarve dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve dhe municionit të cilat janë marrë në cilësi të provave materiale.

Personat e arrestuar dyshohet se në vazhdimësi kanë kryer vepra penale të kontrabandimit me armë të ndryshme, duke përfituar mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një serb, ndërsa tre të tjerët janë shqiptarë, të gjithë nga Kosova.

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar si prova materiale: 2 armë automatike AK 47, 1 pushkë M 48, 2 pushkë gjuetie, 1 pushkë ajrore, 1 revole kal. 7.65 CZ, 234 fishekë kalibrash të ndryshëm, telefona celularë.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejmë gjyqësore.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit